Greqi / Punëtorët sezonal, starton zbatimi i procedurës

E premte, 26 Prill, 2024

Në epokën e pandemisë që të gjithë po përjetojmë, shumë pak gjëra kanë mbetur fikse, me të njëjtin intensitet apo pa humbur impaktin e mëparshëm. Një prej tyre, terreni i fituar me sakrifica e punë të palodhur, nga punëtorët shqiptarë në Greqi.
Në zonën veriore të vendit fqinj ka ardhur koha për mbledhjen e frutave, që sivjet rrezikojnë të kalben, duke shkaktuar një dëm të paprecedentë, për shkak të mbylljes së kufijve me Shqipërinë, nga Covid-19.
Thirrjet e vazhdueshme e thuajse të dëshpëruara nga organizatat e fermerëve grekë evidentuan edhe njëherë këtë fakt të njohur tashmë: rolin mjaft të rëndësishëm që luajnë krahët punëtore shqiptare në ekonominë e vendit. Madje sivjet fermerët kanë kundërshtuar hapur propozimin e disa faktorëve politikë grekë, sipas të cilëve në pamundësi të ardhjes së shqiptarëve, duhet të provohet të zëvendësohen me refugjatët e shumtë nga vendet afrikane e aziatike. Me këmbëngulje kanë bërë të qartë se nuk krahasohet vlera e punëtorëve shqiptarë, jo vetëm sepse janë të palodhur e të papërtuar, por mbi të gjitha se janë njohës mjaft të mirë të tokave, prodhimeve, punës, me pak fjalë, më të aftët për të përballuar në kohë kërkesat urgjente.
Hapat e duhura janë hedhur menjëherë nga të dy palët në nivel zyrtar, të hënën më 4 maj u informuan në Greqi se u pranuan 11 kushtet e organizatës përkatëse të fermerëve, ndërsa në pasditen e të mërkurës, 6 maj, ministri i Bujqësisë së Greqisë, Makis Voridhis, me një telefonatë me kryetarin e Organizatës Etnike Profesionale të Frutave me Bërthamë, Christos Giannakakis, ka konfirmuar dhe hapjen e kufijve me Shqipërinë, duke çelur edhe zyrtarisht zbatimin e procedurës. Giannakakis parashikon se nëse fermerët reagojnë në kohë me aplikimin dhe nëse pala shqiptare heq kufizimin e lëvizjes brenda një jave do të mund edhe të arrijnë punëtorët e parë.
***
Duhet theksuar se sivjet ka ndryshuar rrënjësisht kuadri ligjor për punëtorët sezonalë nga vende të treta, jo vetëm shqiptarët, çfarë nuk ka lidhje ekskluzive me virusin Covid-19. Prej vitesh në ministrinë e Bujqësisë së Greqisë ekzistonte një plan për organizimin e punës sezonale në bujqësi, pasi ishte vënë re se punëtorët kalonin kufirin si turistë e në vijim punësoheshin pa sigurime shoqërore, pa taksa, pa kontratë zyrtare.
Kështu, në Aktit Normativ emergjent për situatën e shkaktuar nga Covid-19, botuar më 1 maj në fletoren zyrtare nr. 90, është përfshirë dhe neni 42, ku konkretisht përcaktohet se:
-Deri në 20 qershor 2020 fermerët punëdhënës grekë dorëzojnë një kërkesë të posaçme në zyrën përkatëse të Administratës së Decentralizuar për Emigracionin, me të dhënat e punëtorit/punëtorëve (emër/mbiemër, shtetësinë, adresën në Shqipëri dhe telefonin) që duan të punësojnë, që shoqërohet me një fotokopje të pasaportës dhe pikën kufitare shqiptaro-greke nga do të hyjë në territorin grek punëtori.
-Fermerët punëdhënës do të paguajnë një taksë pa rikthim prej 100 eurosh për çdo punëtor të përfshirë në kërkesë.
-Të gjithë punëdhënësit, përveç kërkesës duhet të plotësojnë dhe një deklaratë përgjegjësie ku të përshkruajnë me detaje këto të dhëna:
a)punëtori do të punësohet për të paktën 20 ditë pas hyrjes në territorin grek.
b)do të shlyhen me përpikmëri të gjitha sigurimet shoqërore, sipas legjislaturës greke
c) do të mbulohen shpenzimet e punëtorit për ushqimin dhe riatdhesimin, përderisa nuk ka leje qëndrimi, siç parashikohet në paragrafin 3, neni 80, ligji grek 3386/2005.
d)do të mbulohen të gjitha shpenzimet e kontratës së punës, që sivjet për shkak të situatës emergjente nuk mbyllet dot në afatin e duhur për realizimin e planit të punës.
e)do të ofrohet strehim i sigurtë tek punëtori.
f)deklarohet lloji i punës dhe të dhënat e kontratës së punësimit.
g)sivjet do të shtohet dhe shënimi i domosdoshëm “deklaroj se do të strehohen për sa ditë do të caktohet karantina e detyrueshme, si dhe se do të kryhet testi për virusin Covid-19”.
Menjëherë pasi të dorëzohet dosja me këto dokumenta, zyrat e emigracionit në Administratën e Decentralizuar të Greqisë do të lëshojnë brenda dy ditëve listën e punëtorëve të kërkuar, në të gjitha Drejtoritë e Kontrollit Kufitar të Policisë Greke për të lejuar hyrjen e lirë të punëtorëve në vend,
Në vijim, zyra e Emigracionit dërgon listën në pikat kufitare përkatëse dhe punëtorët sezonalë, të informuar nga vetë pronarët, do të kalojnë kufirin grek PA u dashur të marrin Vizë apo leje nga konsullatat greke në Shqipëri. Kushtet e qarkullimit në territorin shqiptar deri në pikën kufitare i vendos qeveria e Shqipërisë.
Përsa i përket pagesës ditore, Christos Giannakakis deklaron se është në vartësi të plotë të marrëveshjes që çdo pronar bën me punëtorin, sa vite bashkëpunojnë, çfarë eksperience ka, etj. Edhe pse fermerët grekë kanë deklaruar se nuk përballojnë dot sivjet pagesë mbi 30 euro në ditë, punëtorët shqiptarë duhet të marrin parasysh se nga kjo shumë do të zbriten sigurimet shoqërore, duke arritur në 23-24 euro në ditë.
Së fundi, Christos Giannakakis ka deklaruar se mbeten ende disa detaje të mbrojtjes nga covid-19 për t’u përcaktuar si dhe se do të jenë vazhdimisht, gjatë gjithë periudhës, në kontakt me specialistët grekë të shëndetësisë dhe nëse do shfaqet e nevojshme, mund të ndryshojnë kushtet e punësimit, për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve.
Kërkohen edhe emigrantë të ligjshëm në Greqi
Me mbylljen e një sërë bizneseve në sektore si të ndërtimit e turizmit, të shumtë janë emigrantët e ligjshëm në Greqi që kanë kanë shprehur interesin për t’u punësuar në bujqësi. Christos Giannakakis është shprehur me entuziazëm për vlerën e tyre, duke u bërë ftesë të hapur të ndjekin udhëzimet në faqet elektronike të organizatave të fermerëve e të telefonojnë për çdo informacion për punësim.
Në fazën konkrete kërkesa ka në zonën e Imathias, të interesuarit (vetëm emigrantë shqiptarë rezidentë në Greqi) mund të telefonojnë në numrat +30 2331 076488, +30 23310 97700 , +30 23310 97710.