Spanja në betejën ndaj COVID, shkencëtari shqiptar: Masat e marra dhanë rezultat

E diel, 19 Maj, 2024

Spanja, një nga vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19, mori një seri masash për përballimin e situatës. Pas katër javësh në një gjendje pothuaj alarmante masat e marra për distancimin dhe mbylljen e aktiviteteve e dhanë rezultatin e tyre.

Arben Merkoçi, drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin Katalan të Nanoshkencës e Nanoteknologjisë në Barcelonë, Spanjë  flet për situatën në Spanjë.

Sipas Profesor Arben Merkoçit, qeveria spanjolle në përgjigje të krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19,  ngriti një grup të veçantë qeveritarë dhe ekspertë për ti dhëne zgjidhje situatës nga pikëpamja epidemiologjike, klinike etj. U bë një mobilizim të jashtëzakonshëm duke filluar nga pajisja e shpejtë e spitaleve me materiale që mungonin e deri tek ngritja në një kohë rekord e spitaleve të përkohshëm.

Spanja mbylli kufijtë e vendit dhe e të gjitha aktiviteteve jo jetike/thelbësore dhe shumë hotele dhe mjedise të tjera u shndërruan në spitale si dhe u bë grumbullim urgjent i materialeve sanitare. Shteti spanjoll nxiti dhe financoi projekte urgjente shkencore e teknologjike për ti ardhur në ndihmë luftës ndaj COVID-19.

Situata në Spanjë

Sipas të dhënave të gazetës “La Vanguardia” të datës 3 maj 2020, numri i personave të infektuar nga virusi SARS-CoV-2 ka arritur në 217.466, numri i personave që kanë humbur jetën deri tani është 25.264, numri i personave të shëruar është 118.902. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 164 persona ndërkohë që dje ky numër ishte 276. Ky është numri me i vogël i humbjeve te jetës në një ditë që nga Marsi.

Masat e marra nga qeveria spanjolle

Qeveria spanjolle mori një seri masash për përballimin e situatës së pandemisë. Sikurse ndodhi edhe në shume vende të tjera ajo që bëri qeveria spanjolle ishte ngritja e një grupi të veçantë qeveritar (me disa ministra) si dhe një grupi ekspertesh për ti dhëne zgjidhje situatës nga pikëpamja epidemiologjike, klinike etj. Përveç masave ekonomike dhe ato të sigurisë shumë të nevojshme për një situatë pandemie, e ngjashme me atë të një lufte.

Pati një mobilizim të jashtëzakonshëm duke filluar nga pajisja e shpejtë e spitaleve me materiale që mungonin (situata ishte shumë e papritur) deri tek ngritja në një kohë rekord e spitaleve të përkohshëm për të përballuar numrin shumë të lartë të të sëmurëve. Nga masat më të rëndësishme ka qenë padyshim mbyllja e kufijve të vendit dhe e të gjitha aktiviteteve jo jetike/thelbësore.

Nga ana tjetër u morën një seri masash për distancimin social dhe ju dhanë këshilla të vazhdueshme popullsisë nëpërmjet të gjitha mjeteve të komunikimit masiv. Qeveria spanjolle nxiti apo urdhëroi edhe institucionet shtetërore dhe private qe ti përgjigjeshin urgjentisht me ndihma kësaj situate. Pati edhe hotele dhe mjedise të tjera që u shndërruan në spitale si dhe grumbullim urgjent i materialeve sanitare që ndodheshin në shumë sektorë të tjerë për t’ju vënë në dispozicion spitaleve.

Shteti mori gjithashtu masa të rëndësishme ekonomike për të ndihmuar sidomos biznesin e vogël dhe të gjithë atë pjesë të popullsisë të prekur nga papunësia e papritur. Një masë tjetër shumë e rëndësishme e shtetit dhe shoqërisë spanjolle ishte dhe nxitja dhe financimi i projekteve urgjente shkencore e teknologjike për ti ardhur në ndihmë luftës ndaj COVID-19.

Në këtë kuadër edhe instituti ku unë punoj, Instituti Katalan i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë në Barcelonë, vuri në dispozicion pjesë të projekteve në shërbim të kërkimit dhe zhvillimit shkencor të lidhur me COVID-19. Grupi që unë drejtoj është i angazhuar pikërisht në një projekt për zhvillimin dhe përdorimin e nanobiosensorëve për diagnostikime në lidhje me COVID-19.

Shqiptarët në Spanjë

Me sa kam dëgjuar nuk ka pasur Shqiptarë të prekur nga pandemia botërore Covid-19. Jam në dijeni të ndihmës së vazhdueshme që tregon Ambasada shqiptare në Madrid për riatdhesimin e Shqiptarëve dhe ndihmën ndaj atyre që kanë pasur nevojë ndërkohë që janë ndodhur përkohësisht në Spanjë në këtë periudhe, për arsye të ndryshme.

E ardhmja dhe kthimi në normalitet i Spanjës

Pas katër javësh në një gjendje pothuaj alarmante masat e marra për distancimin/mbylljen e aktiviteteve e dhanë rezultatin e tyre. Kurba që tregon numrin e atyre që infektohen dhe humbin jetën çdo ditë nga koronavirusi është tashmë në rënie.

Jemi në javën e shtatë të mbylljes dhe kjo tendencë e kurbës është e konsoliduar ndërkohë që numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja vazhdon por me një ritëm më të ngadaltë. Shteti spanjoll ka njoftuar dhe po vë në zbatim një plan mjaft rigoroz prej katër fazash për rihapjen e vendit.

Ndryshe nga disa vende të tjera nuk ka data fikse për secilën faze pasi gjithçka mund të ndryshojë në funksion të vlerësimit rigoroz të situatës që do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme për të evituar çdo të papritur.

Fazat kanë të bëjnë që nga fillimi i daljeve nga shtëpia, sipas moshave të ndryshme, për shëtitje, sporte e deri tek hapja graduale e aktiviteteve jo esenciale (sektorëve të ndryshëm të aktiviteteve ekonomike) e deri tek hapja e plotë. Kjo e fundit besoj do të jetë e lidhur / e varur edhe nga hapja e vendeve të tjera.

Mesazhi për bashkëatdhtarët

Flituni gjuhën shqipe fëmijëve, nipërve dhe mbesave tuaja! Ruajta e gjuhës, ruajtja e identitetit është respekt për veten, rrit personalitetin dhe ndikon tek niveli i respektit që merr edhe nga të tjerët. Ruajtja e gjuhës ndikon në lidhjen dhe forcimin e familjes, lidhjen me të afërmit kudo që janë, komunikimin e natyrshëm me ta, mos harrimin e origjinës dhe pse jo, bashkëpunimin me vendin e origjinës.

Diaspora shqiptare ka një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe kulturore për të ndihmuar apo ndikuar sado pak për çfarë ka nevojë Shqipëria, Kosova apo edhe zonat e tjera Shqiptare. Ruajuni nga virusi, qëndroni sa të mundeni në shtëpitë tuaja, dhe paçi shëndet të mirë të gjithë!

Kush është profesor Arben Merkoçi

Arben Merkoçi është aktualisht Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shipërisë, Profesor IKREA dhe drejtor i Grupit të Nanobioelektronikës dhe Biosensorëve në Institutin.Katalan te Nanoshkencës e Nanoteknologjisë i vendosur në Universitetin Autonom të Barcelonës në Bellaterra (Barcelonë), Spanjë. Pas doktoraturës (1991 ) në Universitetin e Tiranës, në fushen e Elektrodave Jono Selektive ( ISE) dhe aplikimin a tyre në analizën klinike dhe mjedisore, Prof.

Merkoçi kreu studimet e Postdoktoraturës në disa qëndra të tjera hulumtuese evropiane dhe SHBA duke punuar në fushën e nanobiosensorëve dhe teknologjive të quajtura laboratorë në një çip. Kërkimi shkencor i Prof Merkoçit është i përqendruar në zbulimet dhe aplikimet e nanoteknologjisë dhe nanoshkences tek biosensorët. Nanobiosensorët që ai studion janë bazuar në integrimin e molekulave biologjike me mikro/nanomateriale e biomateriale të tjerë.

Ato gjejnë aplikim në diagnostikim, monitorimin ose mbrojtjen dhe sigurinë e mjedisit etj. Prof Merkoçi është Editor i revistës prestigjoze të Elsevier “Biosensors and Bioelectronics” më e rëndësishmja në nivel ndërkombëtar përkushtuar kërkimit shkencor, zhvillimit dhe aplikimeve të biosensorëve dhe bioelectronikës.

Është anëtar i bordit editorial të revistave Electroanalysis, Microchimica Acta etj. Aktualisht Prof. Merkoçi është drejtuesi i Konferencës Onlinë që do të mbahet më dt.6 Maj: “Biosensoëet për pandemitë” si një përgjigje urgjente e pandemisë COVID-19.

Gazeta Dielli