5 maj 1913, pak muaj pas Pavarësisë Shqipëria prezantonte pullën e parë postare

E hënë, 6 Maj, 2024

Më 5 maj 1913 u emetuan pullat e para postale kombëtare shqiptare. Qeveria e Ismail Qemal bej Vlorës, duke e pasur si Ministër të Postës intelektualin e mirënjohur Lef Nosin, i kushtoi vëmendje të veçantë veprimtarisë postare në përgjithësi dhe çështjes së pullave në veçanti. Në vetëm disa muaj të ekzistencës së saj, më 7 korrik 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës bëri kërkesë për anëtarësim në Unionin Postar Universal, realizimi i të cilit zgjati më shumë se tetë vjet. Ishte në tetor 1922 që Shqipëria u bë anëtare e UPU-së.

Nisur nga nevojat tejet të mëdha për pulla postare në fillimet e shtetit shqiptar, Ministria e Postave bëri zgjidhje shumë efektive e praktike. Brenda një periudhe tetëmujore, mars-dhjetor 1913, u emetuan gjashtë emisione pullash.

Emisioni i parë, ose pulla e parë, u realizua afro gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë. Ajo nuk ishte e zakonshme, siç janë pullat aktualisht, por kishte formën e një vule në ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypën gjithsej 2232 zarfa. Kjo pullë-vulë në zarfa me ngjyra të ndryshme kushtonte 1 grosh dhe u nxorr në shitje në 11 qytete ku funksiononin zyrat postare të ngritura gjatë pushtimit osman. Ajo u vu në qarkullim më 5 maj 1913. Karakteristikë ishte edhe prerja e vulës nga zarfet origjinale dhe vendosja e qarkullimi mbi zarfe të tjerë, praktikë e njohur dhe e përligjur nga Ministria e Postave.

I ngjashëm me të parin është edhe emisioni i dytë, ndonëse disi më i përsosur. Ky emision qarkulloi në periudhën maj-nëntor 1913. Përveç se e shtypur mbi zarf (2442 copë), kjo pullë u shtyp edhe në fletë të bardha (800 copë). Ajo qarkulloi e prerë me makinë qepëse dhe e ngjitur rishtas mbi zarf. Vula e dytë në disa raste u falsifikua nga spekulantë të ndryshëm.

Tejet interesant, madje si një nga më të larmishmit në historinë e filatelisë shqiptare është emisioni i tretë. Jo rastësisht ai është ndër më të kërkuarit nga filatelistët. Ky emision u përdor në zyrat e postës nga 16 qershori deri më 20 tetor 1913. Për të Posta Shqiptare shfrytëzoi një sasi të konsiderueshme pullash të administratës pushtuese osmane të viteve 1909-1910 (gjithsej 39800 pulla), të cilat kishin mbetur pa u përdorur. Mbi to, nëpërmjet një vule dore prej bakri, u vendos mbishtypja: një shqiponjë dykrerëshe dhe nën të fjala “Shqipënia”.

Një numër i paktë i emisioneve u emetuan në vitet 1914-1919, pra gjatë Luftës së Parë Botërore. Ato kanë qenë kryesisht emisione pullash lokale si në Shkodër, Korçë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Himarë, Elbasan etj. Larmi emisionesh emetuan edhe fuqitë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore që pushtuan Shqipërinë.

Në periudhën që vijon ka vite të tëra si ato 1921, 1926, 1932, 1935, 1936, kur nuk u emetua asnjë emision. Gjithashtu, krahas numrit të paktë të emisioneve, karakteristikë është edhe ngushtësia tematike. Zotëruese mbetet tema politike.

Në vijim të një tradite edhe të vendeve të tjera, në pulla filloi të dukej përherë e më shumë portreti i mbretit, Ahmet Zogut, (në periudhën deri në 1939 shumica e pullave janë me portretin e tij), ndërsa gjatë pushtimit italian spikat shpesh portreti i Viktor Emanuelit III. Me interes të veçantë dhe që e kapërcenin disi këtë ngushtësi tematike, ishin pullat ajrore. Duke patur të fiksuar figurën e avionit, ato tregonin se i shërbenin postës ajrore, çka përligjte edhe tarifën e lartë që kishin.

Filatelia shqiptare e periudhës 1913-1944, është mjaft interesante. Këtu mund të përmenden jo pak emisione që janë bërë tejet të rrallë: zarfat me vulë ari të pullave me fytyrën e Skënderbeut, zarfi me vulën e Zyrës së Financave të Elbasanit, zarfi me vulën e Tepelenës, zarfi me vulën e Beratit, emisioni gotik me mbishtypjen “Mbr . Shqiptare”, pullat e Komisionit të Kontrollit Provizor të Korçës, emisioni i 19 marsit 1915 kushtuar ngritjes së flamurit në fortesën e Shkodrës, ato të pushtimit grek, italian dhe gjerman, sidomos emisioni i 14 shtatorit 1943, që spikat veçanërisht për shumëllojshmërinë e gabimeve etj.

Një tablo tërheqëse paraqet për filatelinë edhe periudha pas çlirimit të Shqipërisë dhe deri në vitet 90 të shekullit XX. Ajo shquhet sidomos për bollëk emisionesh (mesatarisht 10 emisione në vit), për tematikë më të larmishme se më pare, për pamje të shumta në çdo emision etj. Përgjithësisht pullat janë të politizuara e të ideologjizuara. Ka emisione të përsëritur çdo pesë vjet për ngjarje të caktuara përkujtimore historike, siç ka dhe tirazhe shumë të mëdha.

Në dhjetëvjeçarin e fundit, duke filluar pas vitit 1990, pra me proceset demokratike, krahas luhatjeve të kuptueshme të viteve të para të tranzicionit ‘91, ‘92, ‘93, janë bërë përpjekje serioze nga Komisioni Shtetëror i Pullës dhe Drejtoria e Postës Shqiptare për mënjanimin e politizimit të pullave, cilësia e botimit të tyre është më e mirë, pasi janë shtypur në Zvicër e Greqi.

Karakteristikë e kësaj periudhe është edhe fakti se thuajse çdo emision i emetuar shoqërohet me Zarfin FDC, të vulosur me vulë speciale. Kjo ka bërë që tek filatelistët, vendas e të huaj, të rritet interesi për koleksionimin e këtyre zarfeve.

Në vitin 2012 u emetuan shumë emisione të rëndësishme, siç ishin “ 100-vjet pavarësi (Logo)”, “100-vjetori i shpalljes së pavarësisë”, 100-vjetori i ushtrisë shqiptare”, 100-vjetori i Post-Telegraf-Telefonave”.

Aktualisht katalogu i pullave postare shqiptare numëron mbi 3640 pamje të ndryshme pullash. Me shume kujdes është patur parasysh që temat kombëtare të zënë vendin më të madh në emetimin e emisioneve të reja Shqiptare.

Vlen të përmendet paraqitja me dinjitoze e saj si nga ana cilësore, kompozicionale dhe futja e elementeve të reja filatelike siç janë karnetet me një dhe dy seri, zarfa të ditës së parë me skica grafike, foldera të madhësive të ndryshme,albume vjetore filatelike etj.