SHBA / Sportisti shqiptar: Koronavirusin e kalova e zbulova falë antitrupave

E hënë, 29 Prill, 2024

Denis Buzukja, sportisti shqiptar në New York i Arteve Marciale të Përzjera, deklaron në një intervistë se e ka kaluar Koronavirusin pa dijeni që përpara periudhës së karantinës dhe u këshillon testimin e antitrupave të Koronavirusit atyre që si ai janë përballur me simptoma të ngjashme me ato të Covid 19 kur ende nuk flitej për të.

“Isha shumë sëmurë në janar dhe zakonisht nuk sëmurem kollaj. Gjithçka ndodhi përpara garës për titull dhe mbaj mend që kam ndenjur në shtrat për katër ditë. Nuk mund të haja shumë, pasi më kishte ikur dhe shqisa e shijimit. Më dukej sikur fusja baltë në gojë. Megjithatë më duhej të kthehesha në stërvitje, pasi më priste një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk më kishte ndodhur kurrë që mbas stërvitjes të isha aq i lodhur dhe të mos kisha fuqi. Arrita deri aty sa kisha nevojë për një pompë oksigjeni sepse nuk mund të merrja frymë thellë.

Duke mos e ditur për Covid-19, mendova se ishte nga sistemi imunitar i dobët. Më pas kur bëra testin e antitrupave, rezultoi që kisha qenë më parë pozitiv me Coronavirus dhe tashmë e kam kaluar. Gjëja më e mirë është të bëjmë të gjithë testin që bëra unë, sidomos ato që kanë qenë të sëmurë që para karantinës. Nuk e mendoja kurrë se do të sëmuresha ashtu. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe shpresoj që të jeni mirë. Ne jemi New Yorku”, shprehet Buzukja.

Burimi origjinal, këtu: