Greqi / Ambasada vazhdon të jetë e mbyllur, ja si mund të terhiqen dokumentet

E shtunë, 18 Maj, 2024

Ambasada shqiptare në Athinë ka bërë të ditur sot se do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen facebook ambasada ka njoftuar se në këtë situatë pandemie dhe masash kufizuese për të mbrojtur shëndetin publik, sidomos në fushën e dhënies së shërbimeve fizike që ofrohen në masë tek qytetarët, do të vijojë të qëndrojë e mbyllur dhe ofron shërbim vetëm për rastet urgjente.

“Për të lehtësuar procesin dhe përshpejtuar dhënien e shërbimeve pas normalizimit të situatës, Ambasada njofton paraprakisht se qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën tonë Konsullore deri më 28 shkurt 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, mund të kërkojnë dërgimin e saj përmes postës me përgjegjësinë e tyre ekskluzive në rast vonimi, humbjeje ose dëmtimi të dokumentit” thuhet në njoftim.

Qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin këtë shërbim, duhet të dërgojnë kërkesë në adresën elektronike [email protected], duke bashkëlidhur të dhënat e tyre personale, kodin e tyre shumëshifror të aplikimit, adresën e saktë të vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, qyteti, rrethi) dhe numrat e kontaktit (fiks dhe celular).

Qartësohet se karta e identitetit nuk dërgohet pasi nevojitet paraqitja fizike e personit në Ambasadë për aktivizimin e saj.

Pasaporta dërgohet me postën e radhës. Ditën që do të merren në dorëzim nga kompania courier, dërgohet edhe fatura e dërgesës (tracking number). Shërbimi postar courier paguhet nga vetë shtetasit ditën që dokumenti merret në dorëzim.