60 vjet TVSH, 60 vjet histori e televizionit shqiptar

E shtunë, 27 Prill, 2024

Më 29 prill 1960 për herë të parë Shqipëria do të transmetonte në valë televizive, në atë periudhë si një qendër eksperimentale, sot një nga platformat më të mëdha televizive në vend, me një kanal të dedikuar për Diasporën.

Fillimisht televizioni transmetoi vetëm për shikuesit në Tiranë, programacioni i ditës së parë përfshinte një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film. Në vitet në vijim TVSH do të ndërtonte një program të pasur e gjithëpërfshirës për të gjitha moshat, gjithmonë bazuar në tre shtyllat kryesore informim, edukim dhe argëtim. Janë me qindra programet tematike, filmat televizive, dokumentarët, koncertet muzikore, festivalet muzikore, teatri në ekran etj, që janë prodhuar dhe transmetuar nga TVSH në këto gjashtë dekada.

Në vitin 1993 do të transmetonte për herë të parë në valë satelitore duke bërë të mundur që mijëra bashkatdhetarë kudo në botë të ndiqnin zhvillimet më të fundit nga Shqipëria. Po në këtë vit për herë të parë u hap një redaksi lajmesh në Kosovë. Ndërsa vitin 2018 do të krijohej një kanal i dedikuar për Diasporën.

Për të kujtuar këtë ditë TVSH 1, ka nisur sot që në orët e para të mëngjesit, një transmetim maratonë, i cili ka sjellë në vëmendje, momente, emisione, programe, spektakle, personazhe e kontribuues, në fusha të ndryshme të medias.

Një raport i 19 mars 1960 nga Drejtoria e Radiodifuzionit, analizon fillimin e transmetimit eksperimental, rrezja e transmetimit 20 km, kosto 2 milionë rubla përveç aparaturave të dhuruara dhe ku redaksia për emisione muzikore, letrare, dialogje….mund të fillojë të japë edhe lajme. Dëshmia e Stoli Belit zbardh faktin që ‘Lajme ka patur që në fillim të transmetimeve. Lajmet i vinin radios nga ATSH-ja dhe spikerja që ishte e vetmja redaktore në televizion i përpunonte dhe lexonte në studio. Pas një filmi multiplikativ për rreth një cerek ore jepnim lajmet.
Ylli Pepo dëshmon fashën e lajmeve në vitin 20 mars 1963 në orën 19.30.
Në 1965 në dokumentacionin e arkivit të shtetit ruhet “Kalendari politik i javës” 20’ çdo të shtunë me Loredan Bubanin.
Alfons Gurashi ka dëshmuar realizimin e kronikës së parë pa zë më 1967 me operator Gazmir Shtinon për disa ndërtime në Tiranë, ndërkohë që redaksia e 1968 Redaksia e aktualitetit një përgjegjës redaksie, katër redaktorë, 12 telekronistë dhe një fotoreporter. Tre telekronistë të qendrës, Shtino, Lati dhe Toporre dhe tetë të rretheve Shkodër, Kukës, Peshkopi, Elbasan, Korcë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Në përdorim është filmi 16 dhe 36 mm.
1969 Kronika e parë e ruajtur, vizita e ambasadorit kinez në Laknas. Edicioni ‘Lajme kryesore”, pesë emisione për cdo nga katër ditët e transmetimit në javë, njoftimi për motin ditën e shtunë. Emisionet me telereportazhe “Nëpër veprat e pesëvjecarit” dhe “Nëper vendin tonë”.
Nëntor 1971 Revista televizive e përditshme, me pajisje kineze të larjes dhe të stampimit të filmit, pajisje për xhirim dhe dy telekinema 16 dhe 35 mm. Ende jo magnetoskope profesionale “sepse në atë periudhë për Shqiperinë ekzistonte embargo nga Sh.B.A. për pajisjet që konsideroheshin strategjike si ato të regjistrimit të figurës.
1972 kronika e parë me zë
Mesi i viteve ’70 Informacioni zinte 8 orë e 35 minuta në javë, 24% të kohës së transmetimit, mbulimi me sinjal 60% e territorit, 1 minutë televizive kushton 115 lekë dhe raporti i harxhimit të filmit – 1:3
21 tetor 1981 transmetimi i parë me ngjyra
1983 Transmetimi me ngjyra rreth 70%
1984 98.5% e territorit mbulohet me sinjal televiziv
1986 prodhohen mbi 2000 emisione në vit me mbi 80% të programit 4-5 orësh në ditë
Korrik 1990 Transmetohen futja e qytetarëve shqiptarë në ambasadat e huaja
Dhjetor 1990 Transmetohen demostratat e studentëve kundër regjimit
Shkurt 1991 Transmetohet rënia e bustit të Enver Hoxhës
Prill 1993 Statusi i ri i RTSH-së – Institucion i depolitizuar, ku ndalohet veprimtaria e partive politike.
Nëntor 1993 Fillon transmetimi satelitor i RTSH-së dhe një redaksi e posaçme lajmesh të Kosovës
1995 Aktualiteti zë 12% të 15 orëve transmetim në ditë, 85% e lajmeve me figurë dhe e tëra me betacam
1999 Bastioni qendror i informimit për fushatën e Natos në mbrojtjen e çlirimin e Kosovës
2018 Kanal i dedikuar lajmesh, sporti dhe parlamenti. Vazhdon pa ndërprerje edicionet tradicionale në RTSH hd 1, dhe të përshtatura në RTSH hd 2 si dhe një kanal të dedikuar për Diasporën.

* Kreditet për datat e historikut të lajmit në RtSh: Libri “30 minutat e darkës 20.00” i dr. Entela Komnino.