Si çdo institucion tjetër këto ditë edhe Muzeu Historik Kombëtar ka mbyllur dyert për shkak të pandemisë globale. Në këto kushte të pazakonta drejtuesit e muzeut kanë menduar të “dërgojnë” muzeun në shtëpitë e njerëzve, për të njohur më mirë historinë, për të kuptuar të kaluarën e për të zbuluar “thesare” të reja nëpërmjet videove të përgatitura në ambientet e muzeut kombëtar por edhe muzeve të tjera në Shqipëri.
Në këtë video prezantohet bukuria e tempullit Fronton e shekullit II.
Fronton Tempulli, personifikimi i lumit AOS, i zbuluar nga Hasan Ceka, në Berat e ka prejardhjen nga Apolonia. Hyji është përfytyruar si një plak i fuqishëm i shtrirë dhe i mbështetur në krahun e djathtë. Fytyra e plakut është impozante me mjekër dhe flokë të gjatë që lëshohet mbi supe që artisti i ka paraqitur sikur janë të lagështa. Modelimi dhe teknika tregon për rëndësinë e paraqitjes së shumë detajeve anatomike. Identifikimi i figurës me personifikimi e lumit aos është mbështetur në element historic, numizmatik dhe mitologjik. Lumi AOS kishte një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të Apolonisë. Personifikimi i Vjosës ndeshet edhe në monedhat e kohës perandorake të qytetit, çka përforcon më tepër adhurimin që gëzonte lumin. Edhe burimet e shkruara pohojnë rolin mbrojtës që i jepet Aosit në raste lufte.
Fronton tempulli i vitit 1228, është i realizuar me gur gëlqeror. Përmasat e tij janë: lartësia 47,5 cm, gjerësia 65 cm, thellësia 21 cm. Objekti ndodhet i ekspozuar në Pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar.
Video e plotë, këtu:
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.