Kanada / Psikologia shqiptare: Duhet të kemi kujdes me periudhën post karantinë

E premte, 26 Prill, 2024

Qëndrimi në izolim ka ndikuar në jetën e çdo njeriu, është ndryshuar rutina e jetës si dhe janë shkëputur marrëdhëniet sociale. Për psikologët rikthimi në normalitet do të mbartë medoemeos disa pasoja, pasi izolimi për një kohë kaq të gjatë dhe të në mënyrë kaq të befasishme sigurisht që ka ndikuar në shëndetin mendor. Psikologia shqiptare në Kanada Eni Feruli shpjegon disa nga rreziqet me të cilët mund të përballemi pas izolimit social.

Sa mendoni ka qenë shoqëria jonë e përgatitur psikologjikisht për Covid 19?

Është e vështirë që njeriu të ketë një përgatitje të së panjohurës, si në këtë rast është Covid-19.  Edhe pse situata të ngjashme pandemie kanë ndodhur vite më parë, ne si shoqëri jemi gjendur të papërgatitur nga e gjithë kjo.

Jetoni dhe veproni ne Kanada. Si po paraqitet situata psikologjike në këtë vend?

Pa dashur ta përgjithësoj situatën në një vend kaq të madh si Kanadaja, mund të përshkruajmë se si paraqitet një situatë psikologjike me rrethin dhe kontaktet që kemi në zonën ku jetojmë. Të mos harrojmë se një përshkrim të situatës ku dhe kontaktet janë të kufizuara nuk mund të jenë një përgjigje e saktë. Por siç e thashë me herët, e panjohura normalisht që krijon ngarkesë psikologjike të stresit dhe frikërat tek individët. Pavarësisht se mund të shfaqet në nivele të ndryshme në varësi të individit.

Psikologia Eni Feruli

Si përjetimi i stresit në këtë kohë infleuncon edhe mënyrën e mendimeve tona, emocionet, dhe mundësinë t’i kontrollojmë ato?

Stresi është situata më e pakëndshme tek njeriu. Stresi shfaqet në nivele të ndryshme në varësi të individit, por që tek gjithsecili ndikon negativisht në emocione dhe në veprimtarinë tonë. Menaxhimi i stresit është shumë i domosdoshëm për të ruajtur një ekuilibër të të menduarit, sjelljeve, emocioneve të cilat ndikojnë në një mënyrë të drejtpërdrejtë tek psikologjia dhe shëndeti ynë.  Në këtë situate që ndodhemi sugjerojmë të ndërtojmë një program të improvizuar sikur të jetë një veprimtari e përditshme. Është jo e lehtë sigurisht, por duhet të jemi të përgjegjshëm për shëndetin tonë. Një orar të kohës së zgjimit dhe gjumit. Një orar dhe kujdes në ushqyerje. Mënyra e gjumit dhe ushqyerja janë faktorët kryesorë që preken nga stresi në situate të tilla, të cilat shfaqin një rrezikshmëri dhe kërcënim somatik tek individi. Një aktivitet si disa ushtrime apo sipas kushteve të cilat jetojmë ecje, lojërave të ndryshme dhe bashkëbisedimeve si me pjesëtarët në familje, por edhe me rrjetet sociale. Shmangia e lajmeve negative do ndihmonte në kapërcimin e stresit. Por kemi dhe individë, të cilët e kanë më të vështirë pranimin e situatave stresuese, të cilët ne sugjerojmë dhe kontaktin dhe këshillat online me ekspertë të fushës së shëndetit mendor.

Nga distanca hapësinore, si e shihni menaxhimin e kësaj situate në vendin e origjinës, në këtë rast në Shqipëri dhe Kosovë? 

Ne padashur jemi në përjetim edhe të situatës nga vendet nga vijmë pasi ajo është vendlindja jonë. Nuk mund të bëjmë një krahasim me vendin ku jetojmë pasi të mos harrojmë se vijmë nga nivele dhe kultura të ndryshme. Dhe këtë fakt nuk duhet ta harrojmë. Ku influenca politike ndikon shumë tek psikologjia e njerëzve aty dhe mohimin e situatës dhe të moskuptuarit sa rrezikshmëri paraqet vërtetë kjo sëmundje. Por besoj se situatë është në kontroll për sa i përket rasteve me aq sa ne na paraqiten nëpërmjet lajmeve. Ndërsa për stresin besoj se është më i lartë në atë shoqëri pasi kufizimi i lirisë në masa aq ekstreme ndikon negativisht sigurisht. Të mos harrojmë që bashkatdhetarët tanë kanë nevojë për një komunikim dhe informacion më të gjerë dhe transparent nga drejtuesit.

Si mendoni se kjo përvoja jonë me virusin do ta ndryshojë mënyrën e të menduarit, apo si i kontrollojmë emocionet, shëndetin tonë, dhe mendimet për të ardhmen?

Në këtë rast jam pak skeptike pasi natyra njerëzore është e predispozuar të harrojë shpejtë. Në momente të karantinës mund të themi me siguri që ka ndikuar në mënyrën e të menduarit dhe sjelljes tek secili individ si në aspekte pozitive dhe ato negative. Duke shpresuar që pas gjithë kësaj do të jemi më mirënjohës për jetën dhe më shumë dashuri e përkujdesje ndaj njerëzve që na rrethojnë dhe bashkëpunojmë.

Bota është mbyllur. Duke u përballur me këtë “krizë kolektive”, sa do të jetë bota ndryshe nesër? A varet kjo edhe prej kohëzgjatjes së virusit?

Bota nesër? Do të përballemi me trauma psikologjike individuale dhe kolektive pa dyshim, e cila me kohë do të rikuperohet. Sa më e gjatë të jetë koha e izolimit, frikës dhe pasigurisë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek stresi tek njeriu. Do të kemi dhe ndikime sociale ekonomike, por që do t’ua lejoja ekspertëve të fushës të flisnin më saktë për to.

Tashmë është ndryshuar edhe stili i qëndrimit në familje. Disa kanë punën nga shtëpia, të tjerët mbajnë mësim online, dikush s’ka çfarë të bëjë, dhe ndikohet nga roli i medias sociale…

Puna nga shtëpia nuk është një e panjohur për individë të caktuar, por sigurisht jo për të gjithë. E rëndësishme është që mban në aktivitet dhe ka përshtatje të saj. Shkollimi online duke e parë çdo ditë tek fëmijët dhe kolegët tanë është përqafuar me sukses. Ajo që do të ndaloja pak është dhuna në familje ku koha e bashkëjetesës me të gjithë pjesëtarët e familjes është e pashkëputur. Kjo rrjedhimisht sjell një dhunë psikologjike e fizike. Kemi të bëjmë me nivele të ndryshme si arsimore dhe ekonomike. Mungesa e komunikimit sjell në një formë dhunë. Por ata të cilët preken drejtpërdrejtë janë fëmijët dhe moshat e treta dhe femrat. Duke u nisur nga forca më e dobët dhe e pambrojtur. Të mos anashkalojmë se kemi edhe plotë raste ku edhe burrat janë të prekur nga dhuna në familje sidomos dhuna psikolgjike drejtuar ndaj tyre.

Roli i medias duhet të ketë ndikim informues, por ndjekja për një kohë të gjatë të lajmeve që media transmeton është një rritje e stresit dhe vështirësia e menaxhimit të tij deri në krizat dhe frikërat që paraqet e ardhmja. Në rastin tim do të thoja që ka edhe ditë që nuk e hap fare televizionin për të lejuar mediat të transmetojnë informacionin në të gjithë pjesëtarët e familjes. 

Psikologët dhe ekspertët e shëndetit publik thonë se frika apo paniku është në nivel të lartë.  A duhet të kemi frikë nga pafuqia jonë për t’i ndryshuar gjërat për të mirën tonë?

Ekspertët e shëndetit mendor kanë për detyrë të japin direktivat e duhura si ta menaxhojmë stresin dhe panikun në raste të tilla dhe jo ta bëjnë më alarmante situatën. Duke ardhur në ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale, komunikimeve online dhe për disa raste më të vështira edhe trajtimit me terapi.
Ajo që dua të theksoj është që në këto situata ata që kanë nevojë për një trajtim më të kujdesshëm janë personat me aftësi të ndryshme, ku shpjegimi i kësaj situate pandemie është shumë ë vështirë ose pothuajse i pamundur. Prindërit apo kujdestarët e këtyre personave duhet të bëjnë një punë shumë të madhe e të kujdesshme me ndihmën e terapistëve përkatës për të ndihmuar në një kalim të situatës sa më lehtë.