Ndërtuesit shqiptarë në ekonominë greke

E enjte, 16 Maj, 2024
E enjte, 16 Maj, 2024

Ndërtuesit shqiptarë në ekonominë greke

”Mbi kurrizin tim kanë peshuar aq gurë sa do të bëhej një mur me gjatësi sa këtu në Kakavi…”

Na është bërë organike tashmë sa herë hapim televizorin dhe dëgjojmë fjalën “alvanos”, mëndja të na shkojë për keq. Shumë të këqija na janë veshur shumë herë pa të drejtë. Mjafton që diku të bëhet një vjedhje shtëpie, një dhunim, një vrasje dhe menjëherë reporterët e së keqes, argatët e medias që ushqimin e ditës e nxjerrin duke gjurmuar të keqen, pa e menduar gjatë, thonë se krimineli ishte…shqiptar.
Disa prej tyre, që nuk e dinë se shqipja i ka të gjitha zanoret dhe bashkëtingëlloret e tyre (madje edhe diçka më tepër) thonë se dëgjuan nga goja e kriminelit fjalën “dulja”. Këta lloj reporterësh të së keqes, me këtë “fakt” na bëjnë të qetësohemi dhe ta ndjekim ngjarjen me indiferentizëm.

Edhe parmbrëmë, ndërsa ndiqja lajmet e një televizioni me zë, me të dëgjuar fjalën “alvanos”i ngrita veshët lart.

Ndoqa me vëmendje sekuencat filmike dhe u befasova. ANT1 e kishte fiksuar kamerën dhe zërin tek disa shqiptarë që ndërtonin vila të bukura në bregdet, që hidhnin themele të gurta dhe ngrinin shtëpi të gurta. Djem të rinj e burra me përvojë që latonin gurët, u jepnin atyre forma dhe, jo ngrinin, por qëndisnin mure. Kamera u ndal në duart e tyre të çara nga thikëzat e mprehta të gurëve, në fytyrat e tyre të rrahura nga dielli dhe era e ishullit, në vështrimin zhbirues që i bënin objektit të punës së tyre.

I pamë edhe në sinkron, tek tregonin me modesti për punën me gurë, si e kishin marrë zanatin nga të parët e tyre dhe si e kishin ngritur në mjeshtri këtu në emigracion, si këtë zanat ua transmetonin më të rinjve duke e përhapur mjeshtërinë e ndërtimit kudo.
Ndjeva kënaqësi nga ajo kronikë, ngrita kokën lart.
Media greke shpesh na ve në grykë të lajmeve të këqija dhe na qëllon me topat e kalave mesjetare duke e mbuluar punën e madhe që bëjnë emigrantët me një tym të zi baruti.
Ajo kronikë e ANT1 më ngjalli pak shpresa se më në fund shqiptarët do të kenë emrin e tyre në ndërtim të Greqisë. Sigurisht jo emra të tillë si Karl Gega i tunelit të famshëm të Sameringut, as si Arkitekt Sinani i vlerave arkitekturale të papërsëritshme që ka Kostandinopoja, qyteti që u ngrit nga themelet nga një Ilir, nga Konstandini i Madh, për të hyrë në histori si emër i përveçëm. Shqiptarët emigrantë të shekullit të njëzet e një-të e dinë se ku e kanë derdhur djersën e tyre, I dinë shtëpitë, qytezat e qytetet që kanë ngritur e ngrenë. I dinë edhe grekët të cilët sa herë që hyjnë e dalin nga këto vila, kujtojnë fytyrat e atyre që i ngritën nga themelet.

I kam të fiksuara në syrin e aparatit fotografik shumë nga ndërtuesit e mureve me gurë, mjeshtër të vërtetë, kam thënien e një miku tim në ishullin e Zakinthosit, Danel Cana…

Kronika të tilla sjellin mes njerëzve, grekëve e shqiptarëve klimën e shëndetshme të miqësisë dhe respektit të ndërsjellët, gjëja që më shumë se çdo gjë u duhet sot popujve. Ato janë kala të vogla që lidhin vendet në bedena të përbashkët.

Nga arkivi i fotoreporterit po nxjerr një fotografi (sa për ilustrim) fiksuar në bregdetin e gjirit të Karavasarasë së vjetër, Amfiloqisë së sotme, një “qëndismë” në muret e një vile që sheh detin…

*Abdurahim Ashiku, gazetar Athinë, Greqi