Gjermani / Mjekja shqiptare: Sa i rrezikshëm është COVID-19 gjatë shtatzanisë

E martë, 7 Maj, 2024

Studimet e zhvilluara deri më tani për COVID-19 tregojnë se ky virus prek këdo pa dallime. Një kategori e mjaft e rrezikuar janë edhe gratë shtatzëna. Mjekja shqiptare, Vjosana Gosnishti, e cila prej një viti po kryen specializimin në obsterikë- gjinekologji në Gjermani, për gazetën “Diaspora Shqiptare” tregon disa këshilla dhe informacione se çfarë masat duhet të merren nga gratë shtatzëna.

Ajo thotë se në Gjermani të gjitha spitalet kanë krijuar ambiente të veçanta për të ekzaminuar gratë shtatzëna të dyshuara apo të konfirmuara me koronavirus. Ndërsa shpjegon se si në shumicën e vendeve të botës testimi kryhet duke marrë material nga hunda dhe faringu me një tampon, e në disa raste të veçanta mund të kërkohet edhe sputum(sekrecione pas kollës).

Mjekja Gosnishti, pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Aristotelit në Selanik, Greqi ka dhënë kontribut në sistemin shëndetësor shqiptar, ku punoi si mjeke e përgjithshme për dy vite në Tiranë. Aktualisht, ajo po kryen specializimin e saj pranë spitalit të mësimdhënies në Universitetin e Dyseldorfit, Evangelisches Krankenhaus.

Çfarë efektesh ka koronavirusi tek gratë shtatzëna?

Deri në momentet që flasim, nuk ka ende rezultate të konfirmuara mbi efekte specifike të këtij virusi gjatë shtatzënisë. Një grua shtatzënë është natyrisht pjesë e grupeve të rrezikuara, por studimet për efektet e Koronavirusit të ri janë ende në proces. Rastet e publikuara deri sot pasqyrojnë një gamë të gjerë simptomash, ashtu si dhe grupet e tjera të të infektuarve, nga asimptomatikë e deri në raste të komplikuara e fatale. Na duhet të presim, për të arritur në përfundime zyrtare.

Çfarë efektesh mund të ketë koronavirusi të fëmija, në rast se nëna është e infektuar?

Çdo ditë njihemi me fakte të reja. Pavarësisht se deri para pak javësh në komunitetin mjekësor besohej se virusi nuk kalonte barrierat e mitrës, Kolegji Mbretëror i Gjinekologëve dhe Obstetetërve në Britaninë e Madhe deklaroi së fundmi se janë publikuar dy raste ku në gjakun e foshnjës janë gjetur antitrupa kundër virusit. Ky fakt duhet të shtojë vigjilencën e mjekëve dhe natyrisht kujdesin e grave shtatzëna. Qumështi i gjirit ka rezultuar deri sot i paprekur nga virusi. Pothuajse të gjitha bebet e lindura kanë rezultuar negative, dhe në rastet e testeve pozitive besohet se virusin e kanë marrë në kontaktin e parë me nënën, pas lindjes. Dy rastet e reja duhet të studiohen ende.

Studimet më të shumta janë bërë në tremujorin e tretë të shtatzënisë, kështu që ende mbetet e panjohur mënyra e ndikimit të virusit në fazat e para të shtatzënisë.

Çfarë mund të bëjë një grua shtatzëne për të reduktuar rrezikun e marrjes së koronavirusit?

Këshillat e distancimit social, higjiena personale, familjare dhe kujdesi shëndetësor mbeten shtyllat e mbrojtjes për cilindo nga ne, e mbi të gjitha për gratë shtatzëna. Ndryshmi me grupet e tjera është sensibilizimi për t’u kujdesur dyfish, për veten dhe fetusin. Si dhe më lart përmenda dijet tona aktuale na kufizojnë të deklarojmë se ky virus është i padëmshëm për fëmijën. Gratë shtatzëna duhet të sakrifikojnë lirinë, kontaktet sociale dhe aktivitetet e panevojshme gjatë kësaj periudhe të vështirë. Do rikujtoja të mos neglizhojnë asnjë nga këshillat e mjekëve gjinekologë, në lidhje me vitaminat, ushqyerjen, aktivitetin e lehtë fizik, qoftë dhe në kushte shtëpie dhe të kryejnë ekzaminimet duke mbajtur masa mbrojtëse (maska kirurgjikale dhe doreza).

Pse gratë shtatzëna bëjnë pjesën në grupin e njerëzve vulnerabël?

Sistemi imunitar gjatë shtatzënisë mbireagon ndaj viruseve, fakt ky i njohur nga viruse të tjera. Shumica e grave të prekura do të kenë simptoma të lehta ose të moderura, por rastet e komplikuara mund të jenë po aq të rënda, sa tek pacientët me sëmundje shoqëruese. Gjithashtu është e njohur tendenca e trombozave (mpiksjes së gjakut) gjatë shtatzënisë, ashtu si dhe gjatë COVID-19. Mungesa e aktivitetit fizik apo dhe hospitalizimi i zgjatur mund ta rrisin rrezikun për to.

Një grua shtatzënë duhet ti bëj vizitat para lindjes dhe pas lindjes apo ti shtyj deri në një moment kur mund të jetë më e sigurt situata?

Vizitat e programuara si ato të kontrollit bazës duhet të kryhen, natyrisht duke mbajtur masa mbrojtëse. Shëndeti i nënës dhe fëmijës janë mëse të rëndësishme dhe monitorimi nuk duhet neglizhuar. Burimi më i sigurt i informacionit është mjeku juaj. Për çdo shqetësim ai duhet të vihet në dijeni.

Çfarë ndikimi do të ketë koronavirusi në shtatzëni?

Ky virus përveç problemeve shëndetësore, ka një kosto të lartë në gjendjen tonë shpirtërore. Studimet dhe rastet e paraqitura nga kolegë në vende të ndryshme raportojnë një numër të vogël pacientesh që janë trajtuar me ndërlikime gjatë shtatzënisë. Këto ndërlikime ende nuk janë specifikuar nëse kanë lidhje me vetë shtatzëninë, apo me sistemin imunitar të pacienteve. Secili rast është i ndryshëm e ka specifikat e veta. Pjesa më e madhe e medikamenteve të përdorura kundër COVID-19 mund të përdoren dhe gjatë shtatzënisë, e ky është një lajm i mirë. Të mundoheni të jetoni e punoni në ambiente të mbrojtura e të mos harroni se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa dhe ai fizik.

A ndikon koronavirusi në metodën e lindjes që një grua ka zgjedhur?

Metoda e lindjes është një vendim që merret nga gruaja dhe mjeku i saj. Gratë shtatzëna të konfirmuara me COVID-19 nëse paraqesin ndërlikime duhet të hospitalizohen dhe vendimet që do të merren në lidhje me lindjen do të jenë të bazuara mbi ecurinë e shëndetit tuaj dhe/ose fëmijës. Në mungesë të ndërlikimeve të dyja metodat janë të mundura.

A do lejohet partneri të shoqërojë në sallën e lindjes?

Mbështetja e partnerit ( pa simptoma të virusit dhe në gjendje të mirë shëndetësore), do të ishte ndihmë gjatë lindjes. Ky është një vendim që aktualisht në Gjermani është lenë në gjykimin e çdo spitali. Janë të pakta spitalet që e lejojnë, dhe vetëm me maskë mbrojtëse.

Çfarë duhet të bëj një grua shtatzanë nëse dyshon se është e infektuar me koronavirus ose nëse është ekspozuar ndaj tij?

Kontakti i parë duhet të jetë me mjekun gjinekolog dhe/ose mjekun e familjes. Nëse konfirmohet dhe nga ata dyshimi duhet kontaktuar me numrat e menaxhimit të COVID-19. Çdo simptomë, si: kollë, temperaturë mbi 37,8°C, bllokim të hundëve, humbje e shijes dhe nuhatjes, dhimbje fyti, diarre apo dhe dhimbje barku, sidomos pas kontakteve me raste të dyshuara apo të konfirmuara duhet të diskutohet me mjekët tuaj. Nëse shfaqni temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje lajmëroni menjëherë në numrat e telefonit në dispozicion për situatën. Paracetamoli për menaxhimin e temperaturës është një medikament i sigurt për ju dhe fëmijën.

Si bëhet testi te një grua shtatzanë?

Çdo shtet ka procedurat e tij të testimit. Në shumicën e vendeve testimi kryhet duke marrë material nga hunda dhe faringu juaj me një tampon. Në raste të veçanta mund të kërkohet të jepni sputum (sekrecione pas kollës). Rezultatet dalin pas disa orëve-ditëve në varësi të shtetit dhe ngarkesës së laboratorëve.

Çfarë duhet të bëjë një grua shtatzënë nëse rezulton pozitive me koronavirus?

Gjithçka varet nga simptomat që ju shfaqni. Mund të kaloni vetëm ditët e karantinës në shtëpi ose mund të keni nevojë të trajtoheni në spital. Secila situatë do të jetë vendim i mjekut tuaj bazuar në gjendjen tuaj shëndetësore. Jini vigjilente ndaj simptomave dhe ndajini ato sa më parë me mjekun. Çdo përkeqësim duhet analizuar e trajtuar. Terapia e hershme është shpeshherë çelësi i shërimit.

A mund të shkojë për konsultë një grua që është vetëkarantinuar?

Konsultat e nevojshme që nuk mund të shtyhen për 14 ditë, kur ato vlerësohen nga mjeku gjinekolog, mund të kryhen në spitale ose klinika të posaçme që janë përgatitur për të pritur të tilla raste. Në Gjermani të gjithë spitalet kanë krijuar ambiente të veçanta për të ekzaminuar gratë shtatzëna të dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19.

Po në rast se nuk ndihet mirë apo është e shqetësuar për foshnjën gjatë kohës që gjendet në karantinë çfarë duhet të bëjë?

Urgjencat mjekësore nuk shmangen në karantinë. Duhet të kontaktoni menjëherë me shërbimin e urgjencës dhe numrat e posaçëm që të ekzaminoheni sa më shpejt. Në raste kur vendosni për arsye të një urgjence të drejtoheni vetë drejt spitalit pa pritur urgjencën, atëherë para se të keni kontakt me personelin mjekësor, i njoftoni ata menjëherë për situatën tuaj. Të mbrojmë personelin mjekësor është po aq e rëndësishme sa dhe të kujdesemi për veten.

Çfarë do të ndodhë me një grua që i fillon procesi i lindjes ndërkohë që është në karantinë?

Dërgimi sa më parë në spital është hapi i parë. Lindja do të kryhet bazuar në gjendjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës. Personeli shëndetësor që do të asistojë do jetë minimal, por kujdesi ndaj nënës dhe fëmijës maksimal. Monitorimi do kryhet gjatë gjithë procesit dhe me vigjilencë për të përballuar çdo ndërlikim të mundshëm.

A mund t’ja transmetojë një nënë e infektuar virusin fëmijës?

Deri në këtë moment, informacion që mund të ndryshojë në çdo çast, kemi vetëm dy raste foshnjash me antitrupa kundër virusit. Numri i rasteve është tepër i vogël për të nxjerrë konkluzione përfundimtare, kështu që versioni aktual është që infektimi i fetusit nga nëna pozitive është i mundshëm, por ende nuk jemi të sigurt.

A do të testohet foshnja për koronavirus?

Foshnjat e nënave të dyshuara ose pozitive do të testohen menjëherë pas lindjes nëse janë pozitivë ndaj virusit dhe nëse kanë antitrupa në gjakun e tyre kundër koronavirusit të ri.

A do të jetë në gjendje të mbajë fëmijën në gji dhe ta ushqejë një nënë e cila dyshohet ose është e infektuar me koronavirus?

Kontakti fizik mes nënës së dyshuar/konfirmuar me koronavirus dhe foshnjës duhet shmangur minimumi për 14 ditë. Përjashtim mund të bëjë ushqyerja me gji. Qumështi i gjirit deri sot nga ekzaminimet ka rezultuar i paprekur nga virusi. Vendimi për gjidhënie merret pasi diskutohet me nënën. Rekomandohet dhënia me gji nën masa të rrepta mbrojtjeje si: larje e mirë e duarve, maske kirurgjikale për nënën, larje e mirë e gjoksit para vendosjes së foshnjës, shmangie e kollitjes gjatë gjidhënies dhe largim i menjëhershëm i foshnjës pas ushqyerjes. Rekomandohet gjithashtu mbledhja e qumështit me pompë duke larë duart dhe gjoksin, si dhe pompën para përdorimit. Paskëtaj foshnja mund të ushqehet nga një person i shëndetshëm. Në disa shtete është lejuar prania e foshnjës në një dhomë me nënën në një distancë prej dy metrash. Natyrisht këto rregulla mund të ndryshojnë në varësi të spitalit apo rekomandimeve të reja nga shoqatat e obstetërve dhe neonatologëve.