Itali / Aktori shqiptar: Jam paragjykuar, por më ka ndihmuar të arrij suksesin

E martë, 14 Maj, 2024

Aleksandros Memetaj do të bëhej i njohur për publikun italian në vitin 2016. Një aktor i ri, lindur në Shqipëri por rritur dhe formuar në Itali, tani po ngjiste në skenat e teatrove në mbarë Italinë pjesën “Shqipëria shtëpia ime”, një falenderim publik për prindërit e tij emigrantë në Itali dhe për gjithë prindërit e tjerë që u përballën me emigracionin.   

Në një intervistë për “Albania News” ai tregon se si po i kalon këto ditët e karantinës.

“Këto ditë i kam shfrytëzuar për të pushuar dhe për t’u qetësuar. Për një artist është shumë e rëndësishme që të meditojë me veten. Në këtë periudhë kam një projekt të ri, film, i cili do të xhirohet në Bologna dhe një pjesë të mirë të kohës në karantinë e harxhoj duke u përgatitur për personazhin. Shumë persona mendojnë se një aktor teatri nuk mund të luaj një rol në kinema por janë e njëjta gjë, vetëm ndryshon vendi,” shprehet Aleksandros.

I libdur në Vlorë, fëmijërinë e tij e ka kaluar në Venetto dhe në moshën 19 vjeçare vendosi të zhvendosej në Romë që të ndiqte ëndrrën e tij për aktrimin. Gjithashtu shprehet se paragjykimet se ishte shqiptar nuk kanë munguar dhe kjo ka qenë vështirësia e tij më e madhe.

“Në vendin ku jam rritur, Venetto, kisha një djalë që gjithmonë më thoshte ti nuk mund ta bësh këtë sepse je shqiptar ose nuk mund të shkosh atje sepse je shqiptar. Më vonë kur u transferova në Romë mora pjesë në një shfaqje teatrale që u shfaq në të gjithë Italinë. Kur erdhi radha që shfaqja u bë në Venetto ky djali erdhi dhe më tha: Unë nuk ti thoja ato gjëra sepse i ndjeja por sepse kështu dëgjoja në shtëpi”.
Pra ata na paragjykojnë sepse ashtu janë mësuar dhe janë rritur por jo sepse ne nuk jemi njësoj si ata. Mund të them se falë këtyre fenomeneve të racizmit unë jam formuar dhe gjithmonë e kam treguar me krenari se isha shqiptar dhe kush më kishte edukuar”, thekson aktori.

Gjithashtu ai ka folur edhe për shfaqjen teatrale “Shqipëria shtëpia ime” dhe tregon se kjo ka qenë një mënyrë për të falenduar mamanë dhe babain e tij. Ka qenë e vështirë për të sepse është gjendur në situata që më parë nuk mendonte se do ishte. Dëshira për ta realizuar ka qenë e madhe dhe asnjeherë nuk i ka shfaqur bezdi. Aleksandros shprehet se megjithëse ai është me origjinë shqiptare nuk ndihet kurrë si i huaj në Itali, ndihet edhe italian edhe shqiptar dhe kjo e ka ndihmuar që të jetë një aktor më i mirë.

Burimi origjinal, këtu: