Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në këngët arbëreshe

E martë, 19 Mars, 2024

Në literaturën mbi Skënderbeun merret zakonisht si e mirëqenë se kujtimi i tij, edhe pse mbeti shumë i zbehtë në trojet shqiptare në Ballkan, u ruajt mirë, përkundrazi, ndër arbëreshët e Italisë. Sot e kësaj dite kultura arbëreshe identifikohet fort me Skënderbeun.

Si provë e pakundërshtueshme për ruajtjen e kujtimit të Skënderbeut në ngulimet arbëreshe, janë sjellë disa këngë popullore arbëreshe për heroin kombëtar të shqiptarëve, të cilat janë mbledhur dikur aty nga mezi i shekullit XIX.

Kënga e parë arbëreshe mbi Skënderbeun është botuar nga Vinçenc Dorsa, në vitin 1847, në një kohë që asnjë autor arbëresh para Dorsës nuk përmend praninë e këngëve të tilla në katundet e ngulimeve.

Të plota, këngët arbëreshe për Skënderbeun u botuan për herë të parë nga De Rada, në vitin 1866, nën titullin “Rapsodi të një poeme arbëreshe të mbledhura në kolonitë e zonës së Napolit”. Është fjala për tetë këngë, me titujt “Trimi dhe vasha”, “Motra e Skënderbeut”, “Skënderbeu dhe Miloshini”, “Martesa e Skënderbeut”, “Skënderbeu dhe Ballabani”, “Vjehra e keqe”, “Skënderbeu dhe Vdekja”, “Vdekja e Skënderbeut”.

Studiuesi Ardian Vehbiu sjell më shumë detaje mbi historinë e këngëve popullore arbëreshe për heroin kombëtar të shqiptarëve.

Dyshimin se këto këngë mund të mos jenë autentike e kam ndeshur në krye te Arshi Pipa, por tani gjeta një artikull të Dhimitër S. Shuteriqit, të vitit 1949, ku përsiatet për herë të parë kjo hipotezë. Artikulli mban titullin “Skënderbeu në poezinë epike të arbëreshëve të Italisë”, dhe është botuar në vëllimin “Nëpër shekujt letrarë”, 8 Nëntori, Tiranë, 1973.

Shuteriqi mbron tezën se këngët e botuara nga De Rada nuk janë autentike, por të sajuara nga mbledhësit e tyre (De Rada dhe të tjerë arbëreshë), të shtyrë nga dëshira e mirë për t’ua dhënë arbëreshëve (dhe shqiptarëve) një faktor themelor të identitetit.

Sipas Shuteriqit, në disa prej këngëve Skënderbeu është futur si një afterthought, meqë përndryshe është fjala për këngë të rëndomta dashurie, ose legjenda me motive të rinjohjes, të përhapura në të gjithë Ballkanin bizantin.

Disa këngë të tjera, përkundrazi, tregojnë se kush i ka krijuar, ka njohur Barletin dhe Biemmi-n (p.sh., në njërën prej këngëve, gruaja e Skënderbeut del me emrin Marina, siç e quan Biemmi); çka konfirmon se këngët nuk mund të jenë “popullore”.

Po ashtu, te “Skënderbeu dhe Ballabani”, poeti anonim përsërit disa motive të marra nga Barleti, të cilat Barleti vetë dihet se i kishte marrë madje kopjuar nga Tit Livi.

Disa prej këngëve kanë paralele të forta me epikën mesjetare greke, veçanërisht me atë akritike. Aty përmenden edhe emra vendesh të Moresë, prej nga mërguan drejt Italisë një pjesë e madhe e arbëreshëve.

Shuteriqi beson se këngët arbëreshe për Skënderbeun pjesërisht janë këngë popullore standard, të prekura nga autorë të lëçitur, të cilët kanë shtuar aty Skënderbeun; dhe pjesërisht janë shkruar prej këtyre autorëve, sidomos De Radës.

Vetë De Rada pat përsiatur se këto këngë që ai kishte gjetur, nuk ishin veçse mbeturina të një epike popullore shqiptare për Skënderbeun; çka edhe e përligj deri diku dëshirën e atij poeti për t’i ndrequr dhe plotësuar këngët, duke e “rindërtuar” epikën. Në kulturat e ndryshme europiane, kjo dukuri njihej me emrin osianizëm, që prej një mistifikimi të poetit skocez MacPherson, i cili botoi një cikël poemash kinse të shkruara prej poetit legjendar Osianit.

Shuteriqi thotë se kultura arbëreshe është në thelb toske, me elemente të forta ballkanike-bizantine; në një kohë që Skënderbeu si dukuri i ka përkitur më tepër Arbërisë gege. Arbërorët që jetonin në Moré nuk kishin ndonjë arsye të fortë t’i këndonin Skënderbeut, meqë nuk u prekën nga përpjekjet e tij çerekshekullore; por edhe arbërorët e viseve jugore të Arbërisë përgjithësisht nuk morën pjesë në Skënderbejadë.

Megjithatë, është fakt se këngët popullore arbëreshe për Skënderbeun janë kënduar ndër ngulimet si të ishin këngë folklorike autentike. Diçka e ngjashme ka ndodhur më pas edhe në Shqipëri, ku vargjet e Naimit dhe të Fishtës këndoheshin nga populli deri vonë, madje edhe nga rapsodë e artistë popullorë që nuk ua dinin prejardhjen.

Ideja se folklori gjithnjë përcjell materiale autentike e të pastra, është ide romantike, pa bazë shkencore. Përkundrazi, është në natyrën e foklorit, sidomos në shoqëri relativisht të pazhvilluara, që të përvetësojë e të ripërtypë produkte kulturore diturake, për të kënaqur nevoja të caktuara. Mjaft të sjell këtu si shembull muzikën qytetare korçare, e cila nuk ka asgjë shqiptare në origjinë, por me kohë është bërë po aq shqiptare sa edhe kënga majekrahi ose lahuta.

Megjithatë, shartimi i Skënderbeut në këngët popullore të arbëreshëve, ose falsifikimi i këtyre këngëve në emër të organizimit të kulturës dhe të identitetit kombëtar modern të shqiptarëve, është operacion i një lloji tjetër. Këtu janë elitat kulturore të cilat u imponojnë një kujtesë artificiale masave, njëlloj si mjeku që u sugjeron kujtime të sajuara pacientëve në hipnozë.

Pa qenë specialist i fushës, unë e kam të vështirë ta gjykoj këtë hipotezë të Shuteriqit; edhe pse argumentet e tij më duken bindëse – dhe nuk është rastësi që këto argumente i ka marrë më pas edhe Arshi Pipa (në mos gabohem, në veprën Albanian folk verse: Structure and genre, Munchen, Trofenik, 1978).

Natyrisht, këtu nuk është fjala për të zbërthyer një mit – atë të kujtimit të Skënderbeut të ruajtur ndër arbëreshët; por për të kuptuar procesin e krijimit të identitetit tonë kombëtar, nëpërmjet një manovrimi elitar tipik. Operacione të tilla janë kryer deri vonë; mjaft të kujtoj Muzeun e Krujës, i cili është në thelb një obelisk në trajtë ndërtese (përveçse tempull i kombëtarizmit shqiptar), por që me kalimin e kohës ndoshta do të besohet edhe ai si “autentik”. Po ashtu, sot të qëllon të dëgjosh shqiptarë që të argumentojnë se ne jemi pasardhës të ilirëve, duke të sjellë argumentin se prindët e tyre quhen Agron dhe Teuta.

Studimi i plotë, këtu: