Fillon nga puna Qendra e Studimeve dhe Publikimeve të Arbëresheve në Shqipëri

E premte, 26 Prill, 2024

Nisi sot punën pa zhurmën e zakonshme të prezantimeve institucioni i parë i dedikuar studimit të Diasporës më të vjetër shqiptare, atë të komunitetit arbëresh. Ajo quhet Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Në krye të këtij institucioni do të jetë Dr. Diana Jup Kastrati. Në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët një ekip studiuesish shqiptar të fushave të historisë, gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë kanë marrë përsipër një mision të vështirë por të paçmueshëm për botën shqiptare, kryerjen e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh. Qëllimi kryesor është dokumentimi dhe ngritja e një strukture studimore e cila do të kryejnë kërkime shkencore dhe do të merret me organizimin e aktiviteteve që do të ketë si fokus komunitetin arbëresh.

Kultura arbëreshe, e cila mbart brenda vetes traditat dhe një kujtesë të madhe shpirtërore të kombit shqiptar, ka tashmë një “shtëpi” të vetën në tokën e origjinës, në Tiranë.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) do të jetë një institucion i dedikuar tërësish studimit të kulturës arbëreshe në Itali, në Kroaci dhe më gjerë. Ai do të jetë gjithashtu promovues i ruajtjes së vlerave që ka mbajtur të gjalla e të pandryshuara kjo pjesë vitale e popullsisë shqiptare, e detyruar të largohej nga vendlindja në kohën e rezistencës së heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Komunitetet arbëreshe edhe pse larg fizikisht nga vendi i origjinës kanë ruajtur dhe demonstruar me krenari identitetin e tyre kombëtar. Këtë kulturë ata e prezantojnë me krenari në çdo festë kombëtare apo tradicionale.

Si një vatër përherë e ndezur kombëtare, arbëreshët kanë mbetur të lidhur me fatin e kombit të tyre, duke nxjerrë kohë pas kohe emra të ndritur të letërsisë së shkruar, poetë, shkrimtarë dhe studiues të nivelit evropian, filologë, linguistë, folkloristë dhe njerëz të tjerë të dijes, të cilët dhanë kontribute të mëdha shkencore dhe sigurisht ndihmuan në mbajtjen gjallë të “Motit të Madh”.  Mjafton të përmendin De Radën dhe përpjekjet e tij titanike për botimin në gjuhën shqipe, Zef Seremben, Gavril Darën, Zef Skiroin dhe lista vazhdon e gjatë deri sot.

Pa këtë traditë të mirë, të kultivuar dhe të ushqyer nga shumë faktorë, qofshin ata shpirtërorë apo dhe historik, pa ata dhjetëra intelektualë studiues letrar dhe gjuhësor arbëresh, sot nuk do të mund të kishim këtë traditë të kultivuar ndër arbëreshët. Ajo ka mbërritur deri në shekullin e 21 si kulturë e pasur, letrare, folklorike, shkollore, gjuhësore e në fushat  tjera të dijes dhe prova më elokuente e identitetit shqiptar. Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët i mbetet detyrë mbrojtja e kësaj trashëgimie dhe kulture si pjesë e pandashme e botës shqiptare.