“The Daggs”, grupi që krijon muzikë moderne mbi poezitë arbëreshe

E premte, 26 Prill, 2024

Një grup të rinjsh që dëshirojnë të rifreskojnë traditën, ta bëjnë atë më të afërt me brezin e tyre, të japin mesazhe në gjuhën e të parëve të tyre por duke i bërë të kuptueshme edhe për brezin e ri. Ky është qëllimi i grupit arbëresh “The Daggs”.

Duket si një emër amerikan por në të vërtetë janë inicialet e anëtareve, Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Rosa Alongi, Giorgio Ciulla dhe Alessandro Ferrantelli të gjithë me origjinë  arbëresh, nga Piana Degli Albanesi.

Në maj është planifikuar publikimi i këngës së tyre të parë “Lumturi”, krijuar mbi vargjet e poetit arbëresh Paskal Renda (1955-2014). Kjo këngë përbën edhe videoklipin e parë të grupit arbëresh, i frymëzuar nga një udhëtim nostalgjik e përplot mall nëpër fshatrat arbëreshë të Kalabrisë.

Qëllimi i këtij grupi muzikor është rifreskimi i gjuhës arbëreshe, ndërthurja e saj me muzikën e ditëve të sotme.

“E ndjenim si detyrë që të mos mbeteshim vetëm te folklori, vetëm te tradita por te sillnim diçka të re. Pra të ruanim identitetin duke rifreskuar gjuhën”, janë shprehur në një intervistë në RAI.

“The Daggs” kanë marrë pjesë në Suns Europe (Festivali Evropian i Këngës në Gjuhë Pakicash, Cagliari, 2015) dhe kanë fituar OPP! Festival-in (Favara, 2017).