Gjermani / Dermatologia shqiptare: Kujdes COVID-19 rrezikon edhe lëkurën

E shtunë, 27 Prill, 2024

Me paraqitjen e pandemisë së Covid-19, një gjë është më se e qartë: organi i cili vuan më se shumti dhe që në rastin ekstrem mund të pësojë dëmtime irreversibile, janë mushkëritë. Po gjithashtu, duke hyrë bota në muajin e 6-të të ballafaqimit me këtë sëmundje, mësoi se pothuajse të gjitha organet e organizmit pësojnë prej saj, e në këtë rast as lëkura nuk do të mbetet e paprekur.

Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, mjeke dermatologe në Gjermani shpjegon se si ndikon larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i dizifektantëve në lëkurë.

***

Lëkura si organi më i madh i organizmit tonë, me rreth 2m2, si mbështjellës besnik që është, pëson në këto rrethana si nga faktorët e brendshëm, po ashtu edhe ata të jashtëm irritativ.

Në një situatë plotësisht të re për të gjithë ne, secilit i është dashur të adaptohet në ambientin e ri të krijuar, qoftë si pasojë e mundësisë së vazhdimit të punës nga shtëpia (termi modern: Homeoffice), puna intensive e personelit mjekësor, shitësve në shitore (termi: essential workers) apo edhe në rastin më të dhimbshëm humbja e vendit të punës, janë faktorë që e rrisin nivelin e hormonit të stresit në organizëm dhe kështu në mënyrë direkte edhe përkeqësimin e gjendjes së lëkurës, si të atyre sëmundjeve që kanë ekzistuar te pacienti, po ashtu edhe në paraqitjen e dermatozave të reja të pashfaqura më parë. Stresi, pra, si faktor endogjen ndikon në paraqitjen apo përkeqësimin e shumë sëmundjeve të lëkurës, si: psoriaza, dermatiti atopik, lichen ruber, herpes zoster, pruriti kronik, aknet, rosacea etj. Stresi psikik i stimulon reaksionet e forta imunologjike duke nxitur ndryshimet në lëkurë që pastaj përcillen me djegie, kruarje, dhembje, skuqje. Këto simptoma e stresojnë edhe më shumë pacientin dhe krijohet një i ashtuquajtur. circulus vitious apo rreth i djallit, prej të cilit është më vështirë të dilet.

Faktori ekzogjen, apo i jashtëm, ndërlidhet me përdorimin e shtuar të sapunëve dhe të dezinfektuesve të duarve, si te personeli mjekësor, ashtu edhe te popullata e gjerë e si rrjedhojë paraqitja apo përkeqësimi i ekzemës së duarve apo në termin medicinal – dermatiti i kontaktit.

Një fenomen që nuk duhet anashkaluar e që bie në sy këto ditë është edhe rritja e përnjëhershme e rasteve me tumore të lëkurës. Edhe kjo si pasojë e mundësisë që njerëzit të merren më shumë me veten e tyre dhe detektimin e nishaneve në lëkurën e tyre.

Si të mbrohemi nga këta faktorë që e destabilizojnë lëkurën? Në kushte shtëpiake edhe më tutje preferohen kremrat hidratues; për fat të mirë farmacitë ku merren këto kremra janë të hapura gjatë gjithë kohës. Preferohet përdorimi i kremrave apo yndyrnave kundër lëkurës së thatë dhe të dëmtuar dhe atë disa herë në ditë apo pas çdo kontakti me ujë. Në rast se këto kremra nuk mjaftojnë, atëherë mund të përdoret disa ditë rresht një krem me kortikosteroid, derisa të qetësohet inflamacioni. Kjo edhe mund të përdoret ndër okluzion, d.m.th pas vënies së kremit para gjumit, të mbështillen duart me një pecetë apo fashë dhe të lihen të qëndrojnë ashtu gjatë tërë natës. Kjo bën që kremi të ketë penetrim më të madh dhe e rrit efektivitetin e tij për rreth 30%.

Te adoleshentët që vuajnë nga aknet preferohet përdorimi i locioneve me më shumë përmbajtje uji dhe alkooli, e assesi yndyrna në lëkurën edhe ashtu të yndyrshme. Te këto grupmosha është me rëndësi shmangia e ushqimit yndyror të tepërt dhe po ashtu zvogëlimi i konsumimit të sheqernave. Kalimi prej lëngjeve të gazuara në ujë të thjeshtë do të ndihmonte shumë edhe në reduktimin e akneve në fytyrë.

Edhe maskat e fytyrës të përgatitura në kushte shtëpie janë mëse të mirëseardhura, p.sh. një maskë e përgatitur nga 2-3 qese çaj të zi në 1 litër ujë, të zihet 10 min, të futet në frigorifer për t’u ftohur dhe pasi të ftohet të lagen lecka të pastra apo kompresa e të lihen në fytyrë në formën e maskës për 10 min. Po ashtu trangujt e ftohur në frigorifer dhe të prerë në rrathë e të vendosen në fytyrë për 10-15 min kanë efekt qetësues të lëkurës dhe përdoren edhe në klinikat me prestigjioze në Gjermani.

Dhe në fund, çdo nishan i vërejtur në lëkurë që ndryshon formën dhe strukturën paraqet një gjendje me prioritet të lartë dhe është e justifikuar me paraqitje të dermatologu në mënyrë që të shmangen pasojat e një zhvillimi eventual të kancerit të lëkurës.