Eksluzive / Ylli Baka këngë nga karantina “Më lini të fluturoj” në Diasporë

E shtunë, 4 Maj, 2024

Periudha e karantinës ka frymëzuar artistin shqiptar Ylli Baka që të realizojë këngën më të fundit e cila është publikuar mbrëmjen e djeshme. Në kushte karantine këngëtari ka realizuar atë që mund të konsiderohet “Hiti i Karantinës”, me ballkonin si skenë dhe publikun që e ndjek nga dritaret e pallatit këngëtari i njohur ka sjelle këngën dua “Më lini të fluturoj”.

Në intervistën dhënë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, Baka rrëfeu për këtë projekt, sfidat e një emigranti e vendimin për t’u rikthyer në Shqipëri. Në karrierën e tij 15 vjeçare, ai numëron një numër të madh të koncerteve në Diasporë ndërsa thotë se tema mallit për atdhe, e këngët dedikuar emigrimit zënë vend të rëndësishëm në repertorin e tij të pasur muzikor.

Eshtë e vështirë të nisesh intervistën pa pyetur si po kaloni këtë periudhë dhe si është për një artist si ju të jetë kaq gjatë i izoluar?

Ditët e para ishin shumë të vështira sepse nuk ishim mësuar me këtë “luftë” këtë pandemi që pushtoi gjithë botën, por familjarisht gjetëm forca dhe vullnet për ta përballuar. Kur bëhet fjalë për jetën normalisht duhet të jemi strikt me rregullat që vendosin organet kompetente.

Teksa artistët në mbarë botën po interpretojnë nga ballkonet e tyre ose në rrugët e qytetit, ju vendosët të realizoni një këngë në kushtet e Karantinës. Si lindi kjo ide?

Besoj si gjithë artistët e tjerë mendova të ndaja me publikun atë çfarë ndieja, dhe ku ka më mirë se me këngë. Duke punuar në kohë me të vërtetë të vështirë sepse studiot, muzikantët, poetët dhe kameramanët ndodheshin në karantinë. Por e gjetëm zgjidhjen e duhur ndërmjet teknologjisë dhe aplikacioneve si skype etj, dhe e realizuam këtë projekt.

Gjatë këtyre ditëve keni kënduar shpesh në ballkonin tuaj?

Është hera e parë qe ndodhi për mua dhe kënaqësi që e ndava këtë emocion me gjithë lagjen.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij Ylli Baka këndon për banorët e pallateve në Bllok, Tiranë

Gepostet von newsbomb.al am Dienstag, 14. April 2020

Ju vetë keni qenë emigrant për disa vite në Greqi për t’u larguar më pas drejt Italisë, çfarë mund të na thoni për historinë e migrimit cilat kanë qenë disa nga sfidat për ju?

Kam jetuar shumë kohë jashtë dhe e di çdo të thotë emigrant dhe vështirësitë që kalohen në emigracion. Kam qenë gjithmonë aktiv përveç punëve të tjera edhe në muzikë bashkë me komunitetet shqiptare. Ndaj në repertorin tim ka shumë këngë dedikuar emigrimit si psh: ”Sa e dua Shqipërinë”, ”Toka ime”, ”Me vjen mall për Tepelenë”, ”Rrugë e mbarë kurbetlinjtë” etj.

Gjatë vitit jeni i ftuar në koncerte të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, a mund të na tregoni cili është koncerti më veçantë për ju që keni dhënë në Diasporë?

Në karrierën time 15 vjeçare unë kam bërë shumë koncerte të panumërta në Diasporë, por një nga me mbresëlënëset ka qenë në Selanik, me një publik prej 3000 vetash. Aktivitet i organizuar nga bashkia e Selanikut, koncertin ballkanik që organizohet për të gjithë emigrantët nga Ballkani dhe Europa. Sigurisht që kam pasur edhe shumë koncerte të veçanta në Amerikë, Australi, Kanada, Itali, Gjermani dhe në shumë vende të tjera.

A ka mbetur ndonjë komunitet shqiptar në botë ku nuk keni dhënë koncert?

Po me kanë mbetur disa shtete si Danimarka, Norvegjia, Zvicra.

Cilat kanë qenë planet tuaja në këtë kohë nëse nuk do të ishit në karantinë?

Agjenda ime ka qenë shumë e ngarkuar me punë si jashtë dhe brenda vendit, por në të ardhmen shpresoj shumë afër do të bëhet më mirë dhe do të vazhdoj me koncerte dhe projekte të reja.

Çfarë mesazhi keni për shqiptarët në Diasporë për këtë situatë të pandemisë?

Uroj që të gjithë të jenë mire, dhe ta kalojnë sa me lehtë këtë pandemi që ka pushtuar gjithë botën dhe shpresoj që dita që do takohemi sërish nëpër koncerte të jetë shumë e afërt.