“Passaggi Festival” publikon leximin e lirikës “Radici” (Rrënjët) pjesë e përmbledhjes me poezi “Senza Paura” (Pa frikë) nga poetja shqiptare me banim në Itali Denata Ndreca.
Njoftimi është bërë në rrjetin social facebook nga faqja zyrtare e festivalit.
Denada Ndreca është një poete shumë e dashur si për italianët dhe shqipëtarët. Poezitë e saj tërheqin me përmbajtjen e tyre shumë lexues duke i bërë të himbasin në boten e imagjinatës.
Passaggi Festival ka lindur në vitin 2013 nga projekti i gazetarit Giovanni Belfiori (drejtor i ngjarjes), ndërsa emërtimi është nga historiani Claudio Novelli.
Passaggi Festival është një ngjarje kulturore e cila zhvillohet në Fano në javën e fundit të qershorit. Ajo ka në përmbajtjen e saj prezantime librash, ekspozita arti, kurse trajnimi, lexime muzikore dhe poezi, shfaqje. Të gjitha iniciativat e Festivalit janë pa pagesë. Në edicionin e vitit 2018, ngjarja u ndoq nga rreth 55 mijë njerëz.
Postimi i plotë:
