Zvicër / Shqiprim Berisha merr drejtimin e klubit të futbollit të Zyrihut

E shtunë, 4 Maj, 2024

Prej themelimit në vitin 1886, klubi i futbollit Grasshoppers, vazhdimisht është udhëhequr nga biznesmenët e Zyrihut.

Nuk është menduar asnjëherë që në krye të Grasshoppersit të Zyrihut të vijnë drejtues nga një qytet tjetër i Zvicrës. Që klubi të bëhet me pronarë jo-zviceranë as që është përmendur si mundësi.

Por prej të enjtes klubi me më së shumti tituj të Zvicrës ka pronarë kinezë. Kinezja me pasuri prej rreth shtatë miliardë euro, Jenny Wang është pronare e re e klubit.

Është Shqiprim Berisha që ka ndërmjetësuar, përkatësisht që ka bërë të mundur, ardhjen e pronarëve kinezë në klubin më tradicional në Zvicër. Dhe tani Berisha do të udhëheq revolucionin që pritet të ndodhë në Grashoppers, raporton Koha.net.

Berisha së bashku me Samuel Haasin kanë punuar për një vit e gjysmë për të bërë të mundur kalimin e klubit në pronësi të Wangut. Berisha 38-vjeçar, tani do të ketë detyrë të menaxhojë klubin dhe të kthejë atë në rrugën e sukseseve. Po të enjten është zgjedhur drejtor menaxhues i klubit.

Në një intervistë për Koha.net, Berisha ka treguar gjithë procesin e kalimit të Grasshoppersit në pronësi të kinezëve. Ai ka folur edhe për lidhjet me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes dhe për të kaluarën e tij si futbollist.

Berisha ka 15 vjet që punon si konsulent i klubeve dhe i futbollistëve.

“Ka 15 vjet që jam i lidhur me Grasshoppersin. Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ish-pronarët dhe me njerëz të afërt me klubin. Sidomos në pesë vjetët e fundit kam qenë shumë i angazhuar për klubin. Jam angazhuar si sportdashës, si dashamirë i klubit. Me të gjithë drejtuesit e klubit, që janë afaristë dhe emra shumë të respektuar në Zuerich dhe në Zvicër, kam miqësi dhe raporte shumë të mira. Pa ndonjë mandat të klubit, me qëllimin më të mirë dhe me besimin e drejtuesve, së bashku me Samuel Haasin kemi filluar angazhimin për të gjetur investitor potencial shumëvjeçar për klubin. Haas ka qenë futbollist i Grasshoppersit dhe është bashkëpunëtor i imi, tani edhe sekretar i përgjithshëm i klubit”, ka treguar Berisha.

Image

Ai ka treguar se Grasshoppersin vazhdimisht e kanë drejtuar njerëz të klubit të afaristëve të Zuerichut. Ata vazhdimisht kanë qenë të angazhuar për të mbrojtur markën e njohur të Grasshoppersit. Po ashtu gjithnjë prioritet ka qenë të përkrahen degët tjera sportive që funksionojnë në kuadër të klubit. Kjo sipas Berishës e ka bërë komplekse kalimin e klubit te pronarë tjerë, aq më tepër te pronarë të huaj.h

“Pasi prej vitesh bashkëpunojmë me Mendesin, menaxherin e Ronaldos, përmes tij kemi rënë në kontakt me shumë investitorë potencial nga Azia. Ndër të tjera kemi diskutuar edhe me Jenny Wang, që është shumë e pasur. Ajo ka simpati për regjionin e Zuerichut. Pas shumë analizave, ajo pranoi të bëhet pronare e klubit. I gjithë procesi ka zgjatur rreth një vit e gjysmë”.

Gjatë procesit, pronarja Wang është bindur me aftësitë menaxhuese të kosovarit dhe i ka bërë ofertë që të menaxhojë klubin. Berisha natyrisht ka pranuar, duke e vlerësuar detyrën si shumë privilegj.

Shqiprim Berisha ka qenë futbollist në moshë të re. Ka luajtur për Luzernin dhe Concordia Baselin. Por e ka ndërprerë karrierën herët.

“I vetëdijshëm për peshën e klubit në futbollin zviceran, ka qenë një ëndërr e madhe që të marr drejtimin e tij. Dhe natyrisht se kam pranuar menjëherë”, thotë ai.

Berisha ka lindur në Gjakovë ndërsa menjëherë pas lindjes është zhvendosur në Zvicër së bashku me familjen. Pasi ka ndërprerë karrierën si futbollist, ka punuar në Basel në disa kompani shumë të suksesshme farmaceutike.

Gradualisht ka krijuar lidhje me afaristë të mëdhenj ndërsa nga futbolli nuk është ndarë asnjëherë. Ka nisur të punoj si trajner i kategorive të reja e më pas është futur në biznesin e futbollit, si konsulent i kryetarëve të klubeve dhe i futbollistëve. Ka punuar ndër të tjera me Pajtim Kasamin, Admir Mehmedin, por ka raporte të mira edhe me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

“Që një shqiptar, me emër shqiptarë, të udhëheq klubin me historinë më të pasur në Zvicër, po vlerësohet një mrekulli e vogël për shumë njerëz. Po vlerësohet gjë e madhe nga njerëz që janë jashtë futbollit”, thotë Shqiprim Berisha.

Plani i tij dhe i pronarëve kinez është afatgjatë. Berisha thotë se telashet financiare të Grasshoppersit i takojnë së kaluarës. Synim primar është që klubi të kthehet në elitën zvicerane, të stabilizohet aty dhe të nis “gjahun” drejt titujve tjerë. Grasshoppersi ka plot 27 tituj të kamionit.

“Kjo që kemi bërë dhe po bëjmë te Grasshoppesi definitivisht është revolucion. Pronarë të klubit gjithnjë kanë qenë njerëz të biznesit nga Zuerichu. Gjithmonë klubin e ka drejtuar komuniteti i biznesit të Zuerichut”, tregon Berisha.

Ai është larguar herët nga fusha e blertë për shkak të lëndimeve dhe mungesës së fatit. Nuk e ka pasur motivin e duhur për të vazhduar tutje. Por futbollit nuk i është larguar dhe tani po bënë emër si drejtues sportiv. Me paratë e kinezëve dhe menaxhimin e Berishës, Grasshoppersi shpejtë pritet të jetë sërish prej klubeve kryesore në Zvicër.

Kështu komuniteti shqiptarë në Zvicër nuk po jep më vetëm futbollistë të zotë, por edhe drejtues të zotë.

Burimi origjinal, këtu: