Kanada / Udhëzimi, çfarë do të ndodhë me studentët shqiptarë

E premte, 26 Prill, 2024

Ambasada Shqiptare në Kanada ka dhënë informacione për studentët shqiptarë që gjenden në Kanada lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kjo pandemi ka prekur dhe shërbimet e migracionit prandaj autoritet kanadeze kanë ndërmarrë politika në mbështetje të emigrantëve dhe studentëve ndërkombëtar.

Sipas departamentit të shtetit kanadez për çështjet globale bëhet e ditur se studentët ndërkombëtarë që kanë mbetur në Kanada mund të aplikojnë për të rinovuar lejen e tyre të studimit ndërkohë që iu jepet e drejta të punojnë edhe nëse aplikimi i tyre është në proces të miratimit.

Studentët, të cilët kanë leje studimi të dhënë para datës 18 Mars 2020, do të jenë në gjendje të udhëtojnë për në Kanada ndërsa ata të cilët kanë marrë lejet e studimit pas kësaj date nuk do të lejohen të udhëtojnë deri në një vendim tjetër të qeverisë.

Kanadaja, pas situatës së krijuar nga koronavirusi miratoi paketën e ndihmave ekonomike që përfshin një mbështetje financiare prej 2000 dollarë.

Përfitues të kësaj ndihme financiare do të jenë edhe studentët ndërkombëtarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas programit të Sigurimit të Punësimit (Employment Insurance-EI) ose programit të ri kanadez të Mbështetjes së Emergjencave  (Canadian Emergency Response Benefit-CERB), por gjithashtu përfitues janë edhe ata studentë, të cilët kanë numrin minimal të orëve të punës dhe që plotësojnë të ardhurat minimale mujore, bën të ditur departamenti i shtetit për çështjet globale.

Sa i përket studentëve që po vijojnë studimet me një nga programet e bursave, ju jepet mundësia që të kthehen në vendet e tyre dhe të vazhdojnë studimet përmes platformave on line por kjo vlen vetëm për rastet kur universiteti ofron këtë mundësi.

Ndërkohë, bëhet e ditur se aplikimet për përfitimit e bursave janë shtyrë. Afatet e reja do të fillojnë brenda këtij muaji.

Më tej, u bëhet thirrje studentëve që të konsultohen rregullisht me qendrat shëndetësore publike që të marrin informacion mbi udhëzimet për  mbështetjet që vlejnë për komunitetin e tyre.