Ambasada zviceriane, ndihma për shëndetësinë shqiptare

E diel, 19 Maj, 2024

Ambasada e Zvicrës në Tiranë i është bashkuar përpjekjeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndihmuar mjekët dhe sistemin shëndetësor në këtë periudhë të vështir të shkaktuar nga Koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në facebook ambasada ka bërë të ditur se në sajë të këtij bashkëpunimi do të shtohen edhe 30 respiratorë të tjerë në spitalet e Shqipërisë.
Postimi i plotë i ambasadës:

“Sot iu bashkuam përpjekjeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me partnerët tanë UNDP dhe Ambasadën e Norvegjisë për t’ju përgjigjur më mirë krizës së koronavirusit. Pasi Ministria bleu 54 respiratorë jetë-shpëtues me burimet e saj, kontributi ynë i përbashkët me afërsisht 700,000 USD do të shtojë edhe 30 respiratorë të tjerë në spitalet e Shqipërisë”.

Ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë, Jens Erik Grondahl tha se: “Në një kohë shumë të vështirë, e cila po i rëndon shumë shërbimet e shëndetit publik, është e nevojshme të tregojmë solidaritet dhe të bëjmë cfarë kemi mundësi për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta në mundjen e pandemisë. Për këtë arsye, Norvegjia është krenare që mbështet përpjekjet kombëtare të Shqipërisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të respiratorëve në një partneritet të pa-precedentë me Qeverinë Shqiptare, Zvicrën dhe UNDP.”

Ndihma është pjese e një marrëveshje të përbashkët partneriteti që u nënshkrua sot virtualisht midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ambasadës së Zvicrës, Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë për Shqipërinë, dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP). 

Ky kontribut plotëson angazhimin e qeverisë shqiptare për rritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e një numri të mjaftueshëm të makinerive jetë-shpëtuese për trajtimin e pacientëve të COVID-19 në terapi intensive.

Qeveria zvicerane dhuroi 330,000 USD, qeveria norvegjeze po jep përafërsisht 300,000 USD, dhe UNDP 100,000 USD. Të 30 respiratorët pritet të arrijnë në Shqipëri në dy javët e ardhshme dhe do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 