U raportua se ka refuzuar ofertën e parë të rinovimit, por duket se do ta pranojë atë të re.
Portieri i Lazios dhe kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe për pesë vitet e ardhshme.
Kështu shkruan “La Gazzeta Dello Sport” që konfirmon se gardiani i romakëve ka pranuar ofertën prej 2 milionë eurosh në sezon.
Kjo i bie që ai do të përfitojë afro 10 milionë euro për pesë vitet e ardhshme në Olimpico.
Me kontratën e vjetër, e cila pritej të skadonte verën e vitit të ardhshëm, ai përfitonte 1.2 milionë në sezon.
Një arritje tjetër kjo bashkëkombasin e Strakoshas, drejtorin sportiv, Igli Tare, i cili edhe më tujte po synon që të përforcojë skuadrën, ndërsa qëllimi parësor mbetet vazhdimi i kontratave me lojtarët që bartin barrën kryesore në formacionin e Simone Inzaghit.
Burimi origjinal, këtu: