SHBA / Dy shqiptaret që kthyen dyqanin në “fabrikë” maskash për komunitetin

E premte, 26 Prill, 2024

Përhapja e shpejtë e koronavirusit e ka shndërruar përdorimin e maskës në një domosdoshmëri jetike. Shumë spitale në të gjithë botën, po përballen me vështirësitë e mungesës së maskave për punonjësit e tyre.

Në këto ditë të vështira njerëzit po përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin brenda mundësive. I tillë është edhe rasti i dy shqiptareve në SHBA, Luljeta e Teuta Culani, të cilat biznesin e tyre 35 vjeçar të veshjeve e kanë kthyer tashmë në një dyqan për qepje të maskave.

Ato tregojnë se kjo iniciativë erdhi pas kërkesave që kishin njerëzit për maska në qytetin e tyre Connecticut, kryesisht njerëz në nevojë dhe qendrat spitalore.

“Për t’u solidarizuar me situatën dhe për të ndihmuar komunitetin tonë, vendosëm të shndërronim dyqanin tonë në një “fabrikë” të dobishme dhe të qepim maska për t’i dhuruar në këtë kohë kaq kritike për ne. Kjo është një mënyrë për të kontribuar në komunitetin tonë”- tregojnë për gazetën “Diaspora Shqiptare”.

Vetëm për një javë dy pjesëtaret e familjes Culani kanë punuar mbi 450 maska me copëza pambuku, të cilat i kanë shpërndarë në shtëpitë e qytetarëve në nevojë dhe qendra spitalore.