Fenerbahçe është e gatshme ta shesë sulmuesin kosovar gjatë verës që vjen për 20 milionë euro, ndërsa gjatë janarit i kërkonte 35 milionë për të.
Vedat Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahçe me të përfunduar sezoni aktual.
Klubi turk është i gatshëm ta shesë sulmuesin kosovar gjatë verës që vjen për 20 milionë euro.
Interesim për 25-vjeçarin kanë shfaqur klubet angleze dhe ato italiane.
Përfaqësuesi kosovar pëlqehet nga Lazio dhe Napoli në Itali.
Kurse, në Angli atë e duan gjashtë klube: Tottenhami, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley dhe Brightoni.
Sipas mediave turke, për shkak të krizës financiare, klubi turk është i gatshëm ta shesë ish-futbollistin e Rizesporit për 20 milionë euro.
Menaxheri i Muriqit ka thënë se lojtari do ta pëlqente një eksperiencë në Serie A.
Ndërkohë, Fenerbahçe tashmë i ka veçuar pasardhësit e mundshëm të Muriqit, shkruajnë mediat shqiptare.
Burimi origjinal, këtu: