Qeveria e Hungarisë, ka bërë të ditur se të gjitha lejet e qëndrimit të lëshuara nga autoritetet e Hungarisë, do të jenë të vlefshme automatikisht deri 45 ditë pas përfundimit të gjendjes së emergjencës të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.
Lajmi është shpërndarë nëpërmjet një postimi në faqen facebook Ambasada Shqiptare Hungari.
Nga ky vendim nuk përfitojnë ata persona që ndodhen në Hungari me qëndrim afatshkurtër (90 ditë) apo ata që kanë marrë vetëm letrën e njoftimit të aplikimit për leje qëndrimi.
Postimi origjinal.