Infermierja shqiptare që punon në Teksas, SHBA, Armida Bahja Hoxha, është një frymëzim për shërbimin ndaj pacientëve. Edhe pse në ditët e fundit të shtatzanisë, vazhdon betejën për shpëtimin e jetëve njerëzore, në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.
“Unë punoj si një Infermiere e Regjistruar (RN) në një nga spitalet më të mëdha në Hjuston Teksas, në Vendosjen e Kujdesit Akut (Acute Care Setting), ku presim dhe trajtojmë pacientët në fazën kritike të sëmundjes. Nga këtu në varësi të rezultatit pacienti mund të transferohet në njësinë e kirurgjisë/mjeksisë nëse gjendja përmirësohet ose në ICU nëse gjendja përkeqësohet”, u shpreh Hoxha.
Armida Hoxha u vendos në Amerikë në vitin 2017 dhe fillimisht punoj si ndihmës infermiere deri sa ju njoh diploma nga Bordi i Infermerisë në Teksas dhe më pas kaloi si Infermiere në Prill 2019.
Po ashtu, ajo në një intervistë për mediat shqiptare ka thënë se kjo pandemi do të zhduket dhe se statistikat nuk janë aq shqetësuse në raport me të prekurit.
“Besoj se po. Nuk është hera e parë që kemi hasur epidemi apo pandemi dhe nuk besoj se do të thotë që njerëzimi do të shuhet. Faktikisht nga statistikat, megjithëse është një sëmundje shumë ngjitëse, numri i atyre që kanë nevojë për kujdes të veçantë është i ulët dhe numri i vdekjeve është gjithashtu i ulët. Problemi është gjithmonë në fluksin e pacientëve. Ndoshta keni dëgjuar se këtu në Amerikë kemi shumë probleme në plotësimin e stafit. Ne nuk kemi mjekë apo infermierë të mjaftueshëm. Në qoftëse kemi qenë në nevojë më parë, jemi sot ende me më shumë nevojë. Diçka kjo që e ka rënduar edhe më shumë sistemin tonë shëndetsor. Kështu që për mua kjo është sfida jonë e parë, sfida e dytë janë mjetet e mbrojtjes dhe ventilatorët që shpresoj se do të vijnë me bollëk se shpejti. Unë gjithashtu besoj se populli amerikan ka diçka shumë të veçantë, është një popull shumë bujar dhe inovator. Besoj se zgjidhja do të vijë nga bizneset amerikane të mëdha, por pse jo dhe të vogla. Kjo do të na lehtësojë barrën. Gjithashtu mendoj se amerikanët janë një popull i ndëgjegjshëm. Edhe pse është e vështirë te mbashë “social distance”, distancë sociale, besoj se njerëzit janë të vetëdijshëm dhe shoh që rregullat po zbatohen në shumicën e rasteve. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e infeksioneve, të paktën derisa të gjendet kurimi” tha ajo.
Burimi origjinal këtu: