Itali/Mjekja shqiptare: Ja si është dita e punës e një mjeku në repartin Covid

E shtunë, 4 Maj, 2024

Brunilda Marku është mjeke pneumologe në Qendrën Spitalore Universitare të Ferrarës – e lindur në Shqipëri por e natyralizuar ferrareze – e vendosur, si shumë të tjerë bashkë me të, në vijën e parë në ditët e urgjencës. Prej 24 vitesh jeton në Itali, fillimisht u vendos aty me ëndrrën për tu bëra kardiologe, por më vonë do të zgjidhte për shumë arsye pneumologjinë. Sot në radhët e mjekëve që përballen çdo ditë me virusin COVID-19 ajo tregon për jetën, profesionin dhe sfidat që ka kaluar për tu bërë një nga mjekët më të mira në Ferrara.

Doktoreshë, a keni ndonjë koment për mbështetjen që i ofroi Shqipëria shëndetësisë sonë?

“Shqipëria i detyrohet shumë Italisë që e ka ndihmuar dhe mbështetur atë gjithmonë në momentet më të errëta të historisë së 30 viteve të fundit, kështu që jam shumë e lumtur që vendi im i vogël ka bërë diçka, me aq mundësi sa ka. Nga anët e mia thonë: “Bukë, kripë dhe zemër”. Besoj se ne në këtë situatë kemi vënë mbi të gjitha zemrën tonë.”

Doktoreshë Marku, sa kohë keni që jetoni në Itali dhe pse vendosët të transferoheni këtu? A keni të afërm që jetojnë në Itali?

“Kam rreth 24 vjet që jetoj në Itali. Isha 18 vjeçe kur mbarova shkollën e mesme dhe, në atë kohë, Shqipëria po kalonte një periudhë tranzicioni. Nisur nga situata politike, prindërit e mi më thanë që nëse doja vazhdoja studimet jashtë vendit ata ishin të gatshëm të sakrifikonin veten për të më ndihmuar financiarisht. Ju do pyesni pse zgjodha Ferrarën? Unë isha informuar përmes miqve italianë që kisha takuar në Shqipëri dhe më kishin folur shumë mirë. Për dikë si unë që vinte nga një vend i vogël do të kishte qenë një zgjedhje e mirë. Kështu që vendosa, pa asnjë dyshim, të zgjidhja Ferrarën. Ishte një rastësi e fatit. Padyshim që në Itali kisha të afërm, të shpërndarë pak ngado. Të afërmit e mi që kisha më afër banonin në Firence dhe unë shkoja shpesh, ndërsa në Ferrara nuk kisha askënd, përveç një mikeshe italiane nga Crevalcore (Bologna) e cila, së bashku me familjen e saj, më ka ndihmuar shumë dhe më kanë mirëpritur sikur të isha vajza e tyre. Për këtë arsye nuk do të resht kurrë së falënderuari ata.”

Si ndjeheni në Ferrara?

“Ishte e vështirë në fillim. Nostalgjia për familjen ishte e madhe. Gradualisht, me kalimin e viteve, u mësova. Ferrara është një qytet i shkëlqyer, i pasur me histori dhe kulturë, plot me njerëz të mirë.”

Pse vendosët të bëheshit mjeke dhe të specializoheshit në pulmonologji?

“Zgjodha të bëhesha mjeke, sepse e kisha këtë pasion që kur isha fëmijë, me një dëshirë të madhe për ta vënë veten në shërbim të të tjerëve. Në fillim, në ëndrrat e mia, doja të isha kardiologe, por më pas, pasi ndoqa repartin e Pulmonologjisë, u dashurova me mjedisin, me mësuesve e mi të njerëzishëm dhe nuk u pendova kurrë për zgjedhjen që bëra. Nuk do të kisha ditur të bëja gjë tjetër.”

Sa kohë keni që punoni në Qendrën Spitalore Universitare të Ferrarës?

“Unë fillova specializimin në vitin 2002 dhe që atëherë kam mbajtur gjithmonë marrëdhënie me Qendrën Spitalore përmes kontratave, fillimisht si marrëveshje, pastaj për një afat të caktuar dhe prej disa vitesh me afat të pacaktuar. Jam shkëputur vetëm për një vit ku kam punuar në Pneumologjinë e Rovigos”.

Si ka qenë rrugëtimi juaj fillimit si studente e mjekësisë dhe më pas si mjeke brenda spitalit Sant’Anna?

“Në fillim, siç thashë, ishte e vështirë. Pastaj dalëngadalë gjërat ndryshuan, padyshim për mirë. Kam pasur shumë miq në universitet, jam munduar të studioj dhe të mbaroj provimet në kohë, në mënyrë që të mund të qëndroja sa më shumë në shtëpi gjatë verës dhe të kthehesha në tetor për të mbaruar provimet. Gjatë specializimit pati një kthesë. E gjeta veten në një ambient fantastik. Unë kam pasur mësues të shkëlqyeshëm, të cilëve u detyrohem shumë. Së pari, shefit dhe drejtorit të atëhershëm të Shkollës së Specializimit, prof. Adalberto Ciaccia, mësues dhe baba për mua dhe besoj për të gjithë ne, pastaj prof. Alberto Papi (Drejtori aktual i Njësisë Operative të Pulmonologjisë, ku shërben sot doktoresha Marku) i cili ka pasur gjithmonë besim te unë dhe më ka mbështetur, Dr. Castelleti, Shefi i Spitalit dhe tutori ynë, Dr. Calia, Shef i Spitalit Dita, një mjek i madh dhe mik i shkëlqyer, endoskopistët dhe mjeshtrit e shkëlqyeshëm Dr. Ravenna dhe Dr. Pasquini, doktori i talentuar Boniotti, profesionist dhe mik i shkëlqyeshëm, doktor Ballerin, i cili ka treguar gjithmonë aftësi të shkëlqyera organizative dhe mbështetje të madhe për ne mjekët “më të vegjël”. Të gjithë kolegët, me të cilët ne jemi tani një skuadër dhe mbështesim njëri-tjetrin, infermierëve të Pneumologjisë më duhet t’i them vetëm FALEMINDERIT!”.

Si po e përjetoni urgjencën e tanishme të lidhur me Coronavirus-in?

“Kjo urgjencë na gjeti në vijën e parë të frontit sepse, nga fillimi i marsit (saktësisht nga 10 mars), shtrimet në spital u transformuan në një Pneumologji Covid. Si çdo patologji e re, nga e cila dihet pak, por për të cilën dëgjon të flitet shumë, kam pasur pak frikë dhe hutim, por u përpoqa të shoh anën pozitive në gjithë këtë situatë. Ndihemi më pranë, me kolegët, infermierët – të cilët janë shumë të aftë – dhe Qendra Spitalore na ka krijuar kushte, me të gjitha kontrollet e nevojshme për ta bërë sa më mirë punën tonë. Nuk është aspak e lehtë, shpesh ka momente dëshpërimi për shkak të stresit dhe lodhjes nga puna, por ne vazhdojmë, me besimin që kjo situatë do të përfundojë së shpejti”.

Si është “dita tipike” e një mjeku që kryen veprimtarinë e tij në një repart Covid?

“Ne fillojmë në mëngjes me veshjen nga koka tek këmbët (maskë, syze mbrojtëse, doreza, këpucë, këmisha etj). Çdo koleg që fillon turnin dhe hyn në një repart Covid mbetet i veshur deri në fund të ndërrimit të turnit, ashtu si infermierët tanë dhe punonjësit social-shëndetësorë. Lodhja është e madhe, por tani jemi mësuar me të. Bëhen të gjitha dorëzimet me kolegun që pasur turnin e natës, diskutohen rastet klinike të të gjithë pacientëve mes kolegëve dhe më pas fillojnë vizitat e radhës. Secili pacient ka një histori klinike të ndryshme. Jemi shumë me fat që kemi një ekip të shkëlqyeshëm të anesteziologëve dhe reanimatorëve, kolegë shumë të mirë me profesionalizëm të madh dhe të gatshëm që janë gjithmonë në vijën e parë dhe na ndihmojnë shumë në këtë periudhë”.

A ka ndonjë këshillë, si eksperte, që ju dëshironi t’u jepni njerëzve për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve?

“Këshillë është që të QËNDROJNË NË SHTËPI dhe të mos dalin vërdallë, të bëjnë edhe pak durim. Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Pasi të kemi mbaruar, do të festojmë të gjithë së bashku”.

A ka ndonjë pacient, historia ose rrugëtimi i të cilit ju ka prekur veçanërisht gjatë kësaj urgjence?

“Ka shumë histori. Është e trishtë kur pacientët nuk mund t’i shohin njerëzit e tyre të dashur dhe ndonjëherë nuk i dëgjojnë sepse kanë një repirator ose janë tepër të lodhur për të folur. Është e trishtueshme kur, nga ana tjetër e telefonit, me një zërin që i dridhet fëmijët, nipërit dhe mbesat, po edhe prindërit kërkojnë që t’i themi njerëzve të tyre të dashur që ato janë aty dhe i përqafojnë fort. Është e vështirë t’i thuash një pacienti se, në një repart tjetër Covid, është gruaja ose burri i shtruar me Covid. Është e vështirë kur një nip të telefonon dhe të thotë që gjyshi është familja që i ka mbetur dhe ti duhet t’i thuash që gjyshi nuk ia doli. Është gjithçka njerëzisht e vështirë”.

Përgatiti nga italishtja Orjona Domi

Burimi origjinal këtu: