Italia e ditëve të koronavirusit

E enjte, 9 Maj, 2024
E enjte, 9 Maj, 2024

Italia e ditëve të koronavirusit

Itali – Keti Biçoku

Vetëm tre muaj më parë, kur shumë e dëgjuan për herë të parë si fjalë, kujtuan se “korona” kishte të bënte me një birrë të njohur. Shpejt mësuan që ishte një virus i ri, agresiv por edhe shumë larg, ndaj shqetësimi nuk gërvishti aspak përditshmërinë. Vetëm në fund të janarit kur një çift kinez përfundoi në spitalin Spallanzani të Romës në gjendje të rëndë shëndetësore, Italia filloi të ndiejë rrezikun më pranë vetes. Pa menduar sidoqoftë që nga 20 shkurti, me zbulimin e rastit të parë të të infektuarit italian në Itali, situata shëndetësore, e prej saj edhe ajo ekonomike, do të rëndoheshin me ritme kaq të shpejta sa po ndodh.

Sot, kur e gjithë bota përjeton ethet e pandemisë, Italia është vendi me numrin më të lartë të të infektuarve e me rekordin e dhimbshëm të viktimave. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 115 mijë, nga këta janë shëruar mbi 18 mijë, 50 mijë janë në izolim shtëpiak, rreth 29 mijë janë të shtruar në spitale me simptoma, 4.053 janë në repartet e terapisë intensive. Por shifra më e dhimbshme është ajo e viktimave: kanë humbur jetën 13.915 vetë, 760 vetëm më 2 prill.

Koronavirusi po u merr jetën qindra personave në ditë, janë kryesisht të moshuar e persona që vuajnë edhe nga patologji të tjera veç koronavirusi. Shumë prej tyre po vdesin të vetmuar pa asnjë familjar pranë, përveç mjekut a infermieres; arkivolet mbeten në morgun e varrezave apo në kishën e fshatit, pasi nuk arrihet të varrosen të gjithë brenda ditës. E familjarët e miqtë veç dhimbjes për humbjen e të afërmit vuajnë edhe pikëllimin që nuk arrijnë as t’i përcjellin për në banesën e fundit.

Në gjithë Italinë – e në veçanti në Lombardi, rajoni me numrin më të madh të të shtruarve e të viktimave, – situata është përditë e më e vështirë. Spitalet janë të mbushur thuajse në maksimum të kapaciteteve, mjekët e infermierët po vënë në rrezik edhe shëndetin e tyre, në fakt përbëjnë rreth 9% të të infektuarve. I vetmi mesazh që vjen prej tyre: “Na ndihmoni! Rrini në shtëpi!”.

Virusi nuk diskriminon asnjë kombësi e ka edhe shqiptarë mes të sëmurëve, mes viktimave, ashtu siç ka me qindra mes mjekëve dhe infermierëve nëpër spitalet e Italisë, veç atyre 30 që erdhën së fundi nga Shqipëria.

Ta thonë shqiptarët kudo që jetojnë në Itali, mjekët e infermierët që janë në vijën e frontit, vullnetarët që japin një dorë me shoqata të ndryshme apo me mbrojtjen civile, sipërmarrësit e ndryshëm që ofrojnë sa munden për komunitetin ku jetojnë: janë njerëzit tanë ata që sëmuren e ata që po ikin, është miku që takoje gjithnjë në veprimtaritë kulturore të komunitetit shqiptar në Romë, është babai apo xhaxhai i djalit me të cilin të lidhi përjetë kapërcimi plot peripeci i detit, janë fqinjët e tu, punëdhënësi apo miku italian që t’u gjend ditët e para në Itali, është mjeku që të ka operuar, karabinieri që kishe ndeshur shpesh tek shkoje në punë, baristi ku pije kafen në mëngjes…

Përshkallëzimi i krizës

“Distancim shoqëror”, vetëm kështu mund të luftojmë përhapjen e një virusi të ri, për sa kohë nuk ekziston vaksina e nuk është gjetur kura. Këtë mësuam shumë shpejt nga epidemiologët. Por realizimi i distancimit shoqëror nuk është diçka e lehtë në një shoqëri të globalizuar e në një sistem demokratik.

Në fund të shkurtit u nis me izolimin e disa komunave të vogla në rajonin e Lombardisë ku u zbulua edhe vatra e parë e infeksionit. Në to nuk mund të hyje, nga to nuk mund të dilje. Fshatra si Codogno e Casalpusterlengo të provincës së Lodit u kthyen në qendër të vëmendjes së mediave si kurrë ndonjëherë. Por ndërkaq të infektuar të rinj zbuloheshin edhe në vende të tjera, përditë e më shumë.

Kështu qeveria vendosi më 4 mars pezullimin e shkollave në të gjithë territorin e Vendit dhe më 8 mars masat shtrënguese shkuan edhe më tej me mbylljen e gjithë Lombardisë dhe të 14 provincave në veri Italisë. U ndalua krejtësisht dalja e hyrja nga “zonat e nxehta”, u kufizua qarkullimi edhe brenda përbrenda këtyre zonave, u këshilluan banorët të qëndrojnë në shtëpi. Por as kjo nuk mjaftoi e më 10 mars një dekret i ri ktheu në “zonë të nxehtë” të gjithë territorin e Italisë duke kufizuar e kushtëzuar si asnjëherë më parë në kohë paqeje jetën e banorëve në të gjithë territorin italian.

Më 22 mars një tjetër dekret akoma më shtrëngues. Nga ajo datë – e të paktën deri më 13 prill – pezullohet në mbarë vendin çdo veprimtari prodhuese e tregtare, me përjashtim të atyre parësore për jetesën si sektorët ushqimorë, shëndetësia, rendi publik, bankat, postat etj. Lejohet qarkullimi i personave me mjete private, publike apo në këmbë vetëm për pak arsye të përcaktuara shprehimisht në dekret e qarkore të administratës lokale.

Fillimisht situata u nënvlerësua e u mor me shaka, por buletini ditor mbi epideminë – që i ngjan një buletini lufte për nga shifrat e viktimave dhe solemniteti – po ndërgjegjëson italianët që gjithnjë e më të shumtë po respektojnë rregullat, edhe se nuk mungojnë shkelësit.

Sot askush nuk di të thotë me siguri se kur do të dilet nga kjo emergjencë. Buletinët e fundit që jepen çdo ditë në orën 18 tregojnë që shifrat e viktimave mbeten gjithnjë të larta, ndërsa numri i të infektuarve rritet gjithnjë e më pak, po ashtu edhe numri i të sëmurëve që kanë nevojë për terapi intensive. Por duhet pritur akoma për të kuptuar nëse epideminë po e mundim vërtet.

Ndërkaq, vetëm përpara supermerkatave, furrave të bukës, ushqimoreve – të hapura me orar të reduktuar – sheh radhë të gjata, me njerëz me maska e doreza nga një metër larg njëri tjetrit. Si kurrë më parë qendrat historike janë të boshatisura, parqet e këndet e lodrave të  heshtura, rrugët pa trafik, kafenetë e dyqanet jo ushqimore të gjitha të mbyllura.