Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (Treviso), i kanë dhururar rajonit të Venetos në Itali 11 mijë euro në shenjë solidariteti që ky vend po kalon si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaia në një postim në rrjete sociale, ka vlerësuar gjestin e tyre duke shkruar “kanë treguar një ndjeshmëri të lartë dhe solidaritet për Italinë e për Veneton”.
Sipërmarrësit shqiptarë janë shpeshherë aktivë në jetën social-kulturore të komunitetit shqiptar.
Më herët, ata kanë ndihmuar në hapjen e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
Në Conegliano prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.