Nga Londra në Parma “Albanian Book Lovers Club” kremton gjuhën shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një pasdite pranverore, midis rafteve të pasura të Bibliotekës Ndërkombëtare “Ilaria Alpi”, u zhvillua një ngjarje që la gjurmë, më saktë la gjurmën e parë – një takim i veçantë i Albanian Book Lovers Club, klubit të librave në gjuhën shqipe, i cili kaloi kufijtë britanikë për të mbërritur në zemër të Italisë.

I themeluar më 5 qershor 2021 në Londër nga ideja e Anila Kadija nga një grup intelektualesh shqiptare të diasporës – njëkohësisht krijuese dhe autore – Albanian Book Lovers Club ka zgjeruar misionin e tij me përkushtim dhe dashuri për katër vite me radhë: të ruajë dhe kultivojë gjuhën shqipe përmes librit, jo vetëm ndër fëmijët, por edhe te të rriturit. E gjitha në mënyrë të pandërprerë, me një qëllim të qartë – të forcojë identitetin dhe të mbajë të gjallë krenarinë kulturore shqiptare përtej kufijve.

Pas Anglisë dhe Irlandës, ndalesa e radhës ishte Parma. Përveç eksplorimit historik të qytetit të lidhur me muzikën e Verdit, anëtaret e klubit patën një pritje të veçantë edhe në selinë e kompanisë avangardë të kozmetikës Davines – një shembull i kujdesit estetik të menduar si akt vetëdashurie, veçanërisht në universin femëror.

Ngjarja kulmoi me themelimin e “Albanian Book Lovers Club Italia” më 28 maj 2025, në një bashkëpunim të ngushtë me shoqatën shqiptare “Scanderbeg Parma” dhe bibliotekën “Ilaria Alpi”. Iniciativa lindi nga vetë nevoja e grave shqiptare që jetojnë në Itali për të pasur një hapësirë të dedikuar ku gjuha e zemrës mund të jetohet përmes leximit, reflektimit dhe dialogut. E hapur dhe falas për publikun, veprimtaria kishte për qëllim të krijonte ura mes lexuesve shumëgjuhësh dhe komunitetit lokal – një moment shkëmbimi kulturor, por edhe afrimi.

Pjesë e organizimit ishin emra të njohur të klubit nga tre shtete: Klodiana Gjona, Valbona Voca dhe Mira Hanku nga Londra; Liliana Picari nga Dublini; dhe Sonila Otobashi me Anila Berberin nga Parma. Ato drejtuan me pasion diskutimet, duke sjellë librin në epiqendër të një bashkëbisedimi që tejkaloi kufijtë gjuhësorë.

Takimi u pasurua me praninë e lexueseve italiane nga klubi lokal Aperilibri, i udhëhequr nga ideatorja Elena Pescatore, Sidorela Alushaj, Cristina Di Ceglie etj – një dëshmi se letërsia dhe gjuha mund të bëhen ura që lidhin komunitete të ndryshme në një qytet të përbashkët leximi.

Fryma e Albanian Book Lovers Club ka ndezur tashmë interes edhe tek komunitete të tjera gjuhësore – si ai portugalishtfolës në Parma, i cili do të mbajë takimin e tij të parë më 23 qershor, po në ambientet e së njëjtës bibliotekë.

Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, kjo nismë që lindi në Londër dhe gjeti jehonë në Itali është një kujtesë e fuqishme: të lexosh në gjuhën tënde nuk është thjesht një akt nostalgjie, por një mënyrë për të ruajtur shpirtin, ritmin dhe kumbimin e saj në jetë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.