Shqiptarët nuk po zgjedhin më azilin si një mënyrë për të emigruar. Këtë e tregojnë dhe të dhënat e Eurostat për Shqipërinë për periudhën janar- nëntor 2024.
Bazuar tek këto të dhëna, në total kanë aplikuar 6.8 mijë shtetas shqiptarë për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Europian.
Këto të dhënat tregojnë se numri i shiptarëve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare ka shënuar rënie me 21 përqind në krahasim me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Madje konsiderohet më i ulëti në dhjetë vitet e fundit.
Gjashtë shtetet ku shqiptarët kanë kërkuar më së shumti azil janë Franca, në vend të parë më 2100 aplikantë, më pas vjen Italia, e treta Gjermania, pasohet nga Greqia e më pas renditet Belgjika dhe Irlanda.
Në listën e të gjithë azilkësuesve në të gjithë botën numërohen 75 mijë e 45 shtetas të cilët nuk i përkasin vendeve të BE-së, duke shënuar gjithashtu një shifër më të ulët se nëntori i vitit 2023, me rreth 31 për qind.
Në këtë listë shtetasit sirianë dominojnë, duke u ndjekur pas nga venezuelianët dhe afganët.
Ndërsa rreth 3 mijë të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Gjatë vitit 2024 vendi që pranoi numrin më të lartë të kërkesave për azil nga të miturit të cilët kanë qenë të pashoqëruar ishte Gjermania.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.