Të shtunën më datë 15 tetor, pas një ndërprerjeje dhe mësimit në distancë për arsye të Covid -19, shoqata e emigrantëve shqiptarë Nënë Tereza në “Selanik” rifilloi kursin për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” në Selanik,. Mësimi zhvillohet çdo të shtunë, ora 15.00 – 17.00.
Shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” në Selanik ofron mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në këto ambiente nga viti 2004, falë bashkëpunimit me dekanatin e Fakultetit Pedagogjik të universitetit “Aristoteli”.
Gjatë këtyre18 viteve, pranë kësaj shoqate, kanë dhënë mësim rreth 40 mësues vullnetarë dhe kanë ndjekur mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare më shumë se 1300 nxënës.
Në ceremoninë e fillimit të vitit mësimor 2022 – 2023 ishte i pranishëm Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Selanik, z. Arqile Sota, përfaqësues të stafit të Konsullatës, përfaqësues të shoqatave shqiptare që aderojnë në Selanik, gjithashtu dhe shkrimtarë shqiptarë dhe grekë.
Gjatë aktivitetit mësuesit shpërndanë dhe dëshmitë e përgatitura nga shoqata për nxënësit që kishin ndjekur mësimet e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për vitin mësimor 2021- 2022.
Nga Aurela Konduri
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.