Itali/ Publicisti Kajana merr një çmim ndërkombëtar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Organizuar prej “Blue World International Academy”, në 27 korrik në mjediset e Bashkisë së Romës u mbajt eventi i ndarjes së çmimit ndërkombëtar 2022 akorduar nga ky ent në seksionet art, sport e kulturë. Ky organizim – i cili mes mediave partnere rendiste edhe Gazetën “Diaspora Shqiptare” – u patronazhua prej Këshillit Bashkiak të Romës, Këshillit të rajonit Lacio, Ambasadës së Rumanisë në Itali e Komitetit Kombëtar Italian Fair Play. Qendra e eventit ishte shoqata socio-kulturore “Bota blu”, që ka presidente operatoren sociale Mihaela Mitrut dhe është e specializuar në organizimet për të promovuar kulturën e traditat e të huajve në Itali.

Mes personazheve shumëetnike (nga Italia, Rumania, Maroku, Irani, Amerika Latine, hapësira ish-sovjetike, Filipinet) që morrën një çmim ishte edhe vlerësimi në sektorin e komunikimit për publicistin shqiptar Gjergji Kajana, që jeton në Romë dhe prej 2009-s bashkëpunon mbi tematika ndërkombëtare politike, ekonomike e të integrimit me media të ndryshme në Itali e Shqipëri.

“Përveç falenderimit ndaj presidentes Mitrut e jurisë prej katër anëtarësh që më quajti të denjë për një nderim, dëshiroj që ky rast të jetë një shans për promovimin e multietnicitetit e kulturave në Itali në përgjithësi e Romë në veçanti. E konsideroj këtë përzgjedhje një stimul” – deklaron për ne Kajana. Gjatë ceremonisë së akordimit të çmimit – ku mes pjesëmarrësve kishte edhe profesionistë shqiptarë të përkthimit, inxhinjerisë, asistencës ndaj të huajve e promovimit dixhital – presidentja Mitrut theksoi rolin e Kajanës si një urë njohjeje mes “Botës Blu” e bashkësisë shqiptare në Romë. Publicisti rendit mes organizmave ku ka bashkëpunuar e bashkëpunon Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa, CeSPI, “Tirana Observer” e uebsajti www.americaneye.al, Balcando, “Shqiptari i Italisë”, AlbaniaNews e Gazetën “Diaspora Shqiptare”; në 2020, bashkë me Artenisa Plaku-n, ka përkthyer nga italishtja në shqip librin “Takime të jashtëzakonshme” të autorit italian Gabriele Andreoli.

“Bota blu” vepron edhe kundër dhunës dhe mbron të drejtat e punëtorëve. Gjatë eventit u lajmërua një nismë në Bashkinë e Romës kundër dhunës ndaj gruas për t’u mbajtur në 19 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.