Mitrush Kuteli është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri. Kuteli ndërroi jetë më 4 maj 1967, duke lënë pas admirimin dhe mirënjohjen për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.
Lexo edhe: QBD, botime dygjuhëshe me “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit
Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës i fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij.
Dhimitër Pasko me pseudonimin Mitrush Kuteli, u lind në Pogradec, më 13 shtator 1907. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1919. Po këtë vit, në kalendarin «Pogradeci», botoi vjershat e tij të para: «Mëmës Shqipëri» dhe «Skënderbeu». Më 1921 filloi Shkollën Tregtare Rumune në Selanik. Nga viti 1924 kish filluar të botonte te «Shqipëria e Re» dhe «Kosova» që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Më 1928, filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike në Bukuresht (1928). Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën «Shqipëria e Re» në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën «Shënime Letrare». Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës, të Vermoshit dhe mbi manastirin e Shën Naumit. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë «Diplomam Magnam cum Laudæ».
Në janar 1945 u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të Bankës së Shtetit Shqiptar, por në gusht 1946 u detyrua të jepte dorëheqje, sepse ishte kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare me përfaqësuesit e Beogradit për kursin e këmbimit mes lekut dhe dinarit jugosllav.
U arrestua më 16 maj 1947 për “agjitacion e propagandë” dhe u dënua me pesë vjet burg. Vuajti dënimin në kampin e Vloçishtit. U lirua me falje në maj 1949, pra pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Punoi si përkthyes në shtëpinë botuese shtetërore «Naim Frashëri». Vdiq në Tiranë, më 4 maj të vitit 1967.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.