Rreth etimologjisë së fjalës atë

E martë, 30 Prill, 2024
E martë, 30 Prill, 2024

Rreth etimologjisë së fjalës atë

ATË m. “baba/babë”. Përdoret edhe në kuptimin  Zot ( Ati ynë) si dhe titull që u jepet klerikëve katolikë.  Sipas prof. Topallit,  është emër i trashëguar për “baba”, ndërsa ky i fundit është marrë  në kohët e vona nga turqishtja.  Raportin e këtyre emrave  e dëshmon fakti se emri atë  mund të përdoret me nyjën pronore  (i ati), duke dëshmuar lashësinë e tij si emër lidhjesh familjare, kurse baba s’mund  të përdoret me nyjë, pasi ka hyrë vonë në gjuhën shqipe. (Topalli, 20017:139)

Sipas Meyerit, kemi këtë shpjegim: “ krahaso sll. e vj. kishtare  otьсь nga parasllavishtja otь “atë”, got. atta,  gr.vj. άττα, ind. e vjet. attā “ nënë, motër e madhe”. Edhe turq. attā . ( Meyer2007:56)          Topalli këtu rendit edhe fjalën lat. atta “kujdestar , edukator”.

Për herë të parë dëshmohet në Formulën e Pagëzimit  të Pal Engjullit 1462: Un të pagëzonj pr emënit Atit e t Birit e t Shpertit shenjt.

Fjalë e mbarë gjuhës.  Buzuku (XXXVII/2, Luka 2, 48; IXL, Mateu 13, 27; Luka 15,7)  Hinje uit atë e u na të mjerëtë po të lypnjëmë “ ecce, pater tuus  et ego dolentes quarebamus te”; E shërbëtorëtë e atit  fëmijësë i thonë “  Accedentes autem servi patris familias dixerunt ei.” Me shqipërim të lat. pater familias, si shpeshherë; Sa trima të tim et kanë bukë tepërë “ Quanti  mercenarii patris  mei abundant panibus” Budi (SC 291) jo veçëse atë e amë e vëllazënë e motra si shumës  sikundërse qe zakoni gjithë motnë i fratënet  e j atet shintënë.  Bardhi Pater Atë, Paterfamilias  Ati i fëmijësë, Paternus Atëni (Duhet të ishte për “paternitas”) (Çabej II, 1976:1004)

Për formën e fjalës me  zanoren –ë  prof.Topalli thekson  se mund të reflektojë  evolucionin e zanores –a me të cilat del në gjuhë të tjera indoeuropiane, ose është mbaresa e rasës kallëzore të trashëguar , që ka evoluaar në këtë zanore (-om˃-ë). Por në gegërishte  kjo zanore ka rënë, sikurse në emrat  e gjinisë femërore; prandaj zanorja e ballit  të fjalës është e gjatë  (āt). Shumësi etën/etër dëshmon veprimin e metafonisë me ndërrimin e /a/ ˃/e/ . Nga përdorimi me nyjën pronore  ka dalë forma (i) jati ,me një –j- kundër hiatit.  Në formën e gjinores me nyje pronore (t’et) ose me një përemër pronor (tyt et), zanorja –e është formuar me anë të analogjisë me emrat që mbarojnë me fundoren –tet (khs.qytet, shëndet); kurse mbaresa -it  erasës gjinore ka rënë për të shmangur kakofoninë që krijojnë tri bashkëtingëllore të  njëjta (*t’etit, *tyt etit). Rrjedhoja: atësi, atnor/atror, atësor, atënisht/atërisht, atësohem “bëhem baba”; kompozita:atëgjysh, atëlosh me gjysh e me losh; khs në arb.e Italisë: losh  ”gjysh”. (Topalli, 2017:140)

Lidhur me fjalën losh që përdoret tek arbëreshët e Italisë, dua të theksoj se është fjalë që përdorej deri vonë (në disa raste edhe tani) në Myzeqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 