Ambasada e Shqipërisë në Athinë do të rifillojë punën të hënën e ardhshme më 18 maj. Lajmi është komunikuar nga Ambasada, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.
Prioriteti i punës, sipas njoftimit, do të jetë realizimi i takimeve të prapambetura nga pandemia Covid-19 për pasaportë dhe kartë identiteti.
Ambasada e Shqipërisë në Athinë publikon gjithashtu datat e reja, për takimet që ishin fiksuar për periudhën nga 13 mars – 13 prill.
Ajo tërheq vëmendjen se qytetarët që do të paraqiten për takimet, duhet të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse për koronavirusin.
Ndërsa qytetarëve të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në zyrën konsullore deri më 6 mars 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, u kërkohet të shmangin grumbullimet fizike duke e kërkuar tërheqjen e saj nëpërmjet postës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.