Plot 100 vite më parë, paraditen e 21 prillit 1921 (saktësisht në orën 10:00) për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të niste punimet Parlamenti. Ishte një ngjarje historike për Shqipërinë, ku për herë të parë 56 deputetë të zgjedhur nga vullneti i popullit do të uleshin në parlamentin shqiptar.
Me rastin e 100 vjetorit të kësaj ngjarje Arkivit Qendror Shtetëror ka publikuar disa foto dhe dokumenta nga ajo ditë.
Pas hapjes së sesionit prej Dhimitër Kacimbrës, (Kryetar i Këshillit Kombëtar) Pandeli Evangjeli merr fjalën i dyti si i zgjedhuri për të kryesuar Këshillin Kombëtar në këtë legjislaturë. Procesverbali i seancës së parë të Këshillit Kombëtar ruhet në origjinal në Arivin Qendror Shtetëror dhe është i botuar në disa variante, i pari po në vitin 1921.
Parlamenti i vitit 1921 i cili u formua pas këtij procesi zgjedhor, të parit në vend, njihet për nivelin e lartë të përfaqësimit pasi të zgjedhurit ishin intelektualët më të zëshëm të kohës.
Veç njësive dokumentare origjinale që lidhen me këtë legjislaturë dhe ato në vijim, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror gjendet botimi me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.
Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Anetare te Keshillit te Larte me 1920 duke hyre ne Regjence: 1- Aqif Pashe Elbasani 2- Mihal Turtulla 3- Abdi Toptani
Grup deputetesh, nga e majta ne te djathte Ulur: Osman Haxhiu, Luigj Gurakuqi, Pandeli Evangjeli, Ibrahim Xhindi, Mustafa Kruja, Ndre Mjeda, Spiro Koleka Ne kembe: Kol Thaçi, Shuk Gurakuqi, Patuk Saraçi, Riza Dani, Maliq Bushati
Deputete te Shkodres dhe Bunjajt 1- 2- Ndre Mjeda 3- Patrik Saraçi 4- Rexhep Mitrovica 5- Maliq Bushati 6- Luigj Gurakuqi 7- M. Kruja 8- Riza Dani 9- Shik Gurakuqi 10- Kol Thaçi
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.