Intervista/ Mes Shqipërisë dhe Holandës, dy kultura në artin e Alisa Oparit

E martë, 30 Prill, 2024

Alisa Opari Luzi është bërë e njohur për këngët e saj në dy gjuhë, atë holandeze dhe shqipe. Prej pak kohësh ajo ka publikuar këngën e saj më të fundit, e cila gjithashtu vjen në dy gjuhë. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Alisa, e lindur në Holandë tregon se është krenare për rrënjët e saj, ndaj nuk i ndan ato as nga karriera e saj profesionale ne muzikë. Lidhja e saj me artin ka nisur që në moshë të vogël kur Luzi nisi të merrej me balet, për të vijuar më pas me studimet për muzikë në Rotterdam.

Mësuese muzike, kërcimi dhe aktrimi. Gjithashtu një këngëtare e suksesshme. Duke sikur çdo ditë e juaj është e rrethuar nga bota e artiti, por si dhe kur nisi rrugëtimi juaj në fushën e bukur të artit?

Unë kam lindur dhe jam rritur në Holandë. Që e vogël më pëlqente të kërceja e të këndoja. Kur mbusha 2 vjeç për ditëlindje më dhuruan keybordin e parë. Në moshën tre vjeçare gjyshi im nga ana e mamit më dhuroi violinën e parë dhe në moshen katër vjeçare mami më fut në një kurs baleti. Mamaja ime gjithmonë thonte, vajzat janë për balet, çunat për futboll. Dhe kështu u bë. Unë që prej moshës 4 vjeçare jam marrë me kurse baleti, këngë, musical, teatër dhe pikturë. Shkollën e mesme e kam mbaruar në Rotterdam për muzikë dhe më vonë në moshën 17 vjeçare kam shkuar në Amsterdam për të studjuar në “Frank Sanders Akademi”.

Sa e lehtë është të bësh karrierë në muzikë në një vend si Holanda?

Është vërtetë shumë e vështirë, për të mos thënë se është e pamundur. Është një profesion i vështirë dhe nuk është se ke përkrahje për ta ushtruar. Megjithatë unë them se është profesioni më i bukur, prandaj nuk pendohem që i kam hyrë kësaj rruge. Unë që nga vogëlia kam marrë pjesë në festivale të ndryshme dhe gjatë kohës së studimeve kemi dhënë shfaqje të ndryshme. Eksperienca ime e parë ka qene roli i Jasminës (Amira) tek Aladin. Ishte vërtet diçka shumë e bukur dhe e re për mua. Me trupën e  teatrit Terra kemi dhënë shfaqje për pesë muaj me rradhë në Holandë dhe Belgjikë.

Pas kësaj experience kam kënduar për herë të parë këngën time “Shivers” në “Jeho festival” në Shqipëri në gjuhën Angleze. Ky ishte dhe prezantimi im i parë me publikun shqiptar. Shumë e lumtur dhe e kënaqur me pritjen dhe realizimin e kësaj kënge me produksionin e Enis Mullaj. Për fat të keq rënia e pandemisë kufizoi udhëtimet dhe unë nuk mund të merrja dot pjesë në netët finale dhe pse kënga ime u nominua për “Best Song”. Në korrik të 2020-ës solla për tregun shqiptar këngën time të dytë “Mr President”. Fatmirësisht u prit mirë nga publiku dhe ishte kënga ime e parë në dy gjuhë anglisht dhe shqip.  Kënga ime e tretë u publikua më 1 Mars 2021, “Distance”. Kënga është në dy gjuhë, shqip dhe holandisht. Është kënga e parë në këto gjuhë. Kënga është pritur shumë mirë dhe për të kanë shkruar mediat në Tiranë dhe në Hollandë. Tani jam duke u marrë me kengën time të katërt. Mund tju them që do jetë prap në dy gjuhë dhe shpresoj që të ketë sukses. I kushtohet qytetit më të bukur në botë…këtë mund ta them.

Çfarë tematikash kanë më së shumti këngët tuaja?

Natyrisht këngët e mia kanë të bëjnë me ndjenjat. Ndjenja që ne të gjithë i njohim. Të gjithë ne mos një mënyrë apo në një tjeter i kemi provuar. Në muzikë duhet të provosh shumë zhanre për të parë ku ndjehesh më mirë. Prandaj edhe une jam akoma në kerkim të më të mirës.

Përveç muzikës, keni ndonjë pasion tjetër?

Unë perveç se këndoj, ndonjeherë dhe kompozoj apo shkruaj vargje, jap dhe mësim. Mësimi është një tjetër pasion i imi. Unë u jap mësim grupmoshave të ndryshme në musical, kërcim, aktrim.  Shkruaj dhe librete për musical për fëmijë dhe i regjizoj ato. Unë mendoj që çdo fëmijë ka një talent dhe është shumë e rëndesishme ta zbulosh dhe ta perfeksionosh atë.

Çfarë mendimi keni për këngëtaret shqiptare që po na bëjnë krenar në mbarë botën, si Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha etj.?

Të mira sa më s’bëhen janë. Krenare që ato janë me origjinë shqiptare dhe i njeh gjithë bota. Njëra më e mirë se tjetra, gati-gati të pakrahasueshme se të katra janë të mrekullueshme në atë që performojnë. Mua më pelqen dhe një shqiptar tjetër me emrin GASHI. Ai është shumë i talentuar dhe ka një stil ndryshe nga të tjerët.

Cila prej tyre ju pëlqen më shumë? 

Është shumë e vështirë për të zgjedhur se kush është më e mira, se ato të gjitha janë të përsosura. Ava Max është për mua është shumë e kompletuar si këngëtare dhe si performuese.

Cila është historia juaj e emigrimit dhe e keni ndjerë ndonjëherë diferencën e të qenurit një shtetase e huaj?

Prindërit e mi kanë emigruar në Holandë në fillimet e viteve ‘90. Me ardhjen time në jetë mami vendosi të rrinte në shtëpi. Kur mbusha 2 vjeç kam shkuar për herë të parë në kopësht. Kur isha e vogël prindërit me flisnin shqip dhe holandisht njëkohesisht. Unë jua ktheja gjjithmonë në holandisht. Nuk është se unë e kam ndjerë veten ndryshe nga të tjerët. Jam rritur në një shkollë ku kishte shumë pak të huaj, po mua nuk më shikonte asnjë njeri si e huaj. Shoqet e shokët e mi vinin me shumë kënaqësi në shtepinë tonë dhe me thënë të drejtën unë nuk e kam ndjerë apo menduar kurrë se unë apo prindërit e mi ishim emigrant. Nuk më kanë rritur kurrë me idenë që ne jemi ndryshe nga të tjerët. Megjithatë kur njeriu rritet fillon të shikojë ndryshimet në mes kulturave apo mentaliteteve.

Unë jam shumë e lumtur që jam rritur në një formë të tillë që kur isha e vogël nuk i vija re fare ndryshimet dhe më pas arrita të vleresoja ndryshimet në mes meje dhe të tjerëve. Po nuk është që më pengoi për të qënë kjo që jam. Jam shumë e lumtur që rrënjet e mia janë shqiptare dhe me thënë të drejtën kur më pyesin se nga vi i them me krenari që jam shqiptare.

Unë kam pasur fat që prindërit e mi punonin në arsim dhe gjithë verën e kalonim në Shqipëri. Kanë qenë javët më të bukura të jetës sime. Jam rritur në mes Holandës dhe Shqipërisë pa e ndjerë dhe ditur kuptimin e fjalës emigrant./Gazeta Diaspora Shqiptare/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 