Në kuadër të projektit rajonal ‘’Ruajtja e breshkave detare në rajonin e Mesdheut’’, u mbajt në fillim të muaji prill, takimi online midis ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucionenve të ndryshme në Shqipëri.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i fazës së dytë të aktiviteteve të projektit, të cilat do të vihen në zbatim nga shoqata për ruajtjen e breshkave detare MEDASSET, me seli në Greqi, në bashkëpunim me ekspertin vendas, Dr. Enerit Saçdanaku dhe me financim nga fondacioni MAVA.1.
Pas realizimit me sukses të fazës së parë të projektit në 2018-2019,2 aktivitetet do të vazhdojnë edhe përgjatë viteve 2021-2022 me fokus kërkimin shkencor, trajnimin dhe ruajtjen e breshkave detare. “Nëpërmjet një studimi një-vjeçar, duke përdorur dronin në zonën e gjirit të Drinit, synojmë të paraqesim shpërndarjen e popullatës së breshkave detare që përdorin këtë zonë për t’u ushqyer dhe zhvilluar. Gjithashtu, do të vazhdojmë të grumbullojmë mostra gjenetike me qëllim që të kuptojmë më tepër mbi praninë e popullatës së breshkave në ujërat e bregdetit shqiptar’’ shpjegoi Vicky Rae, përfaqesuesja shkencore e MEDASSET.
Pavarësisht se njihet tashmë, se një popullatë e rëndësishme e breshkave detare ushqehet dhe dimëron në ujërat e bregdetit shqiptar, në lidhje me folezimin (riprodhimin) rasti i parë zyrtar u zbulua dhe konfirmua vetëm në vitin 2018 në plazhin e Divjakës. “Ne do të vazhdojmë të realizojmë trajnime me stafin e administrative të Zonave të Mbrojtura me qëllim identifikimin dhe menaxhimin e rasteve sporadike të folezimeve të breshkave në plazhet Shqiptare’’, shtoi Dr. Enerit Saçdanaku. Me qëllim nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis palëve të interesuara (aktorëve të përfshirë në këtë process), një rrjet kombëtar midis autoriteteve lokale dhe institucioneve të tjera do të organizohet dhe krijohet. Ky rrjet do të shoqërohet me materiale trajnuese mbi zhvillimin e të ashtuquajturës ‘’shkenca qytetare’’, me qëllim rritje e vigjilencës për identifikimin e folezimeve të breshkave detare apo rasteve të tjera te identifikuara ne det ose të nxjerra të ngordhura në breg (stranding).
Projekti në fjalë, do të ndihmojë Shqipërinë të adresojë një nga prioritet kryesore, që tashmë është pranuar në nivel rajonal (Mesdhetar), si një metodë mjaft e rëndësishme për të plotësuar mangësit në njohuri dhe për të inforumuar në mënyrë sa më efikase mbi strategjitë e ruajtjes, ai është: krijimi i një Rrjeti kombëtar për monitorimin e breshkave të ngordhura (stranding). Së fundmi, do të bëhet edhe një vlerësim mbi progresin e bërë me zbatimin e Planit të Veprimit të breshkave detare në Shqipëri (miratuar në 2012), si dhe do të prodhohet një plan apo strategji me qëllim përmbushjen (realizimin) e objektivave të vendosur për ruajtjen e popullatës së breshkave detare në këtë plan.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.