Dr. Luli Rrafshi jeton në Kanda prej 18 vitesh, i përket asaj kategorie mjekësh që janë integruar shpejt në sistemin shëndetësor kanadez. I specializuar në Mjekësinë Përgjithshme Familjare mban titullin “Adjunct Professor” në Schulich School of Medicine, në Fakultetin e Mjekësisë në Ëestern University në London. Ka shume vite që praktikon Mjekësinë Familjare si dhe shumë vite përvojë nga Mjekësia Emergjente në provincat kanadeze, Nova Scotia dhe Ontario.
Aktualisht praktikon në Poliklinikën Active Care Medical Centre në London, së bashku me disa mjekë të tjerë të u ofrojmë shërbime mjekësore diku përafërsisht 15 – 18,000 pacientëve.
Aktualisht praktikon në Poliklinikën Active Care Medical Centre në London, së bashku me disa mjekë të tjerë të u ofrojmë shërbime mjekësore diku përafërsisht 15 – 18,000 pacientëve.
Dr. Rafshi ku e keni nisur praktikimin e mjekësisë? Kanadaja ka një sistem të vështirë të integrimit të mjekëve nga vendet tjera? Sa ka qenë e lehtë te gjendet kjo rrugë për ju?
Për t’u integruar në sistemin e mjekësisë kanadeze është një rrugë shumë e vështirë, aq e vështirë sa që plot profesionistë të vërtetë tërhiqen në gjysmë të rrugës. Vetëm ata që kanë kaluar një përvojë të tillë mund ta kuptojnë se çfarë dua të them. Sipas statistikave kanadeze të para disa viteve, nga të gjithë mjekët e ardhur nga bota, vetëm 10-15% e tyre ia arrin të kualifikohen për të punuar si mjekë në Kanada. Unë për fat të mirë të them kam filluar me punë vullnetare në spitale dhe klinika të ndryshme dhe në të njëjtën kohë kam dhënë disa provime që kërkoheshin si pjesë e procesit të kualifikimit të mjekëve ndërkombëtarë, dhe së fundi arrita të pranohesha në specializim në Dalhousie Medical University në Halifax, Nova Scotia, diku brenda tre vitesh pas arritjes në Kanada që në atë kohë ishte pothuajse e pamundur. Isha edhe shqiptari i parë nga Kosova që arrita të pranohesha në programin specialistik, në sistemin kanadez në vitin 2002.
Jeni aktiv në komunitetin shqiptar në Kanada, gjithmonë duke shërbyer si anëtar kryesie i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze “Iliria” të Londonit…
Po unë kam qenë dhe vazhdoj të jem aktiv në Shoqatën Shqiptaro- Kanadeze “Iliria” këtu në London, ku së bashku me presidentin e shoqatës z. Besnik Rexhvelaj , dhe anëtarët tjerë të mrekullueshëm bëjmë punë vullnetare në shërbim të komunitetit tone. Disa gjëra që meritojnë të përmenden, janë edhe krijimesat tona që janë aktive dhe ngjallin jetën kulturore të shqiptarëve në London dhe në Ontario, janë Klasat Shqipe në London dhe Klubi i Futbollit “Albanian Soccer Club”, ku shihemi dhe takohemi me njëri-tjetrin. Edhe këto ditë jam në kontakt me komunitetin shqiptar këtu, dhe jam i gatshëm ta jap kontributin tim edhe në këto momente të vështira për të gjithë ne.
Sipas informatave që mund t’i keni, a ka shqiptarë edhe nga Kanadaja të infektuar nga COVID1 19?
Deri më tani nuk kam hasur të jetë ndonjë shqiptar i Londonit i infektuar, dhe sa jam në dijeni edhe me shoqatat tjera, ende nuk ka të prekur shqiptar nga ky virus. Lutem që kjo të jetë e vërtetë për shqiptarët në Kanada kudo që janë.
Si qëndron puna me virusin në Kanada? A kemi shpresa se do të kalojë kjo kohë e vështirë pandemie pa pasoja të mëdha?
Sa i përket Virusit “Corona”, sikur në shumë vende të botës, edhe në Kanada, jemi duke u përballuar me një sëmundje të panjohur deri tani dhe siç po shihet shumë të rrezikshme për njerëzimin. Numri i të infektuarve është në rritje eksponenciale, jemi duke shkuar drejt në një gjendje alarmante me mbi 15,000 të infektuar deri tani, dhe më shumë se 320 të vdekur deri sot. Spitalet kanë filluar të jenë të mbingarkuara e po ashtu klinikat intensive ku respiratorët në numër jo të duhur si dhe mungesa e ndjeshme për veshje mbrojtëse të stafit mjekësor.. Në mungesë të terapisë dhe vaksinës kundër virusit Corona, nuk do të jetë rrugë e lehtë për t’u tejkaluar kjo gjendje e vështirë ku kanoset vdekja e shumë njerëzve.
Për këtë virus nuk ka shërim e as vaksinë për parandalimin e tij, dhe hë për hë e vetmja armë është kujdesi, pra distancimi social sa më shumë, qëndrimi në shtëpi dhe natyrisht pastrimi i kujdesshëm. Si qytetar dhe si mjek, këshilloj të gjithë njerëzit që të rrinë në shtëpi, sepse vetëm kështu e dimë se shpëtojmë jetë njerëzish, duke parandaluar bartjen e virusit tek të tjerët.
Çfarë dallimi shihni ju si mjek kohët normale për ta ushtruar këtë profesion krahasuar me këtë kohë të përballjes me virusin më të rrezikshëm të shekullit?
Roli i një mjeku është për t’i ndihmuar dhe mjekuar apo shëruar njerëzit në çdo kohë kur ata kanë nevojë mjekësore dhe jo vetëm aq. Sa i përket gjendjes së sotme ku jemi të sulmuar nga nje virus totalisht i panjohur deri tani, ku në të njejtën kohë rrezikon jetërat e miliona njerëzve nëpër botë. Mjekët dhe stafi mjekësor janë në linjën e parë të frontit dhe ndër më të rrezikuarit për të kontraktuar infekcionin COVID-19, nuk është e lehtë, jam i sigurt që secili nga ne do vazhdojë ta bëjnë punën dhe japë kontributin për ndihmën kundrejt COVID-19.
Duke njohur kapacitetet e shteteve tona, sa mendoni se Shqipëria dhe Kosova janë të përgatitura për sfidën COVID 19?
Nuk besoj që ndonjë shtet ishte i përgatitur për një pandemi të tillë, kështu që edhe shtetet tona, pra Shqipëria dhe Kosova janë në një gjendje të vështirë apo edhe gjendje lufte kundrejt pandemisë së shfaqur. Besoj se mjekët atje janë duke bërë çdo gjë të mundshme në këtë luftë dhe se populli e ka kuptuar rrezikshmërinë qe ju kanoset dhe po dëgjojnë urdhërat dhe këshillat e qeverisë dhe Ministrive të Shëndetësisë që do ndihmojë në kalimin e kësaj situate të rëndë. Fakti që edhe Shqipëria edhe Kosova kanë marrë masa parandaluese, sidomos me distancimin shoqëror nënkupton se atje në fillim po bëhet një punë për çdo lëvdatë.
Shumë aktivistë dhe profesionistë nga Diaspora shqiptare gjithandej, si psh në Itali, SHBA, Britani kanë nisur një fushatë mbledhjesh fondesh për të ndihmuar spitalet shqiptare me mjetet e nevojshme. A mendoni se komuniteti shqiptar në Kanada do të mund të nisë një projekt të tillë?
Absolutisht unë gëzohem kur dëgjoj gjëra të tilla ku njerëzit bashkohen dhe organizohen në forma të ndryshme në mbledhjen e fondeve për t’u dalur në ndihmë spitaleve shqiptare në nevojë. Mendoj që do ishte mirë dhe e rrugës sikurse edhe Diaspora jonë këtu të organizohej dhe të ndihmojmë spitalet e shteteve shqiptare në nevojë. Premtoj se do ta jap maksimumin tim, por të më kërkohej një ndihmë nga unë në këtë aspekt, mirëpo meqë ne jemi në vlugun e punës me pacientët në nevojë, për mua kjo dëshirë ka edhe kufizimet e saj kohore e hapësinore.