At Zef Valentini, njeriu që i dhuroi çështjes shqiptare mendjen dhe zemrën

E diel, 29 Qershor, 2025

At Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar, e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. Atë Zef Valentini S.J. do të ndërronte jetë më 16 nëntor 1979 në Palermo, duke lënë pas një pasuri të madhe për gjuhën shqipen dhe Shqipërinë.

At Zef Valentini lindi në Padova më 1 korrik 1900. U diplomua për filozofi në vitin 1924 dhe më pas për teologji në vitin 1928.

Ai ishte vetëm 20 vjeç, kur shkoi për herë të parë në Shqipëri si misionar jezuit. Ndërmjet viteve 1922-1932 ishte mësues në Kolegjin e mirënjohur Saverian të Shkodrës, prandaj vepra e tij e parë, shkruar shqip e italisht, titullohet “Kolegji Saverian ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”.

Më pas Atë Valentini shkroi biografinë e Garcia Moreno-s dhe nisi një sërë përkthimesh të autorëve të njohur botërorë në gjuhën shqipe. Paralelisht u mor me studime historike dhe letrare. Nga viti 1932 deri më 1943 drejtoi revistat e jezuitëve “Lajmtari i Zemrës së Krishtit” dhe “LEKA”.

Në fund të vitit 1943 At Zef Valentini u largua nga Shqipëria për në Itali, ku drejtoi revistën “Letture” dhe nisi të botojë shumë tekste mbi Shqipërinë. Në vitin 1955 ishte në krye të Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themeloi dhe drejtoi “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”.

Papa Pali VI më 25 prill 1968, me rastin e festimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Romë, për çka At Valentini kontribuoi shumë tha: “Shqiptarë! Duajeni At Zef Valentinin, se ai ju do me zemër. Çmojeni, se ai punon pa pushim për t’i bërë të njohura para botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhuruar çështjes suaj mendjen e zemrën e vet”.

Ndërsa Ernest Koliqi ka thënë: “At Valentini mbrriti në Shqipni ne shtatorin e vjetës 1922. N’at muej te ambel e te praruem vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugëve te saj gjarpnuese, rrethue me gjetht e zverdhuna te lulevileve n’agoni e me aromat e mshehta, qi asokohe vershojshin prej s’mbrendshmi në rrugë, tue ardhë prej matanë mureve te nalta te oborreve te mbylluna”

Disa nga veprat e At Zef Valentinit:

“Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”; “Biografi e Garcia Moreno-s”; “Polieucte” e Kornejt (përkthim); “Sauli” i Alfieri-t (përkthim) “Studim mbi hakmarrjen historike të shqiptarëve” (Bashkautor me Fulvio Cordinjanon); “Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”; “E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare” (1956);“Ligji i maleve shqiptare 1880-1932” (1969); “E drejta juridike shqiptare”; “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”; “Familja në drejtësinë tradicionale shqiptare” (1946); Revista “Letture” (themeluar prej tij në vitin 1946-n në Itali); “Shkodra dhe poeti i saj” (ese për Ernest Koliqin); “Fishta” (studim për Gjergj Fishtën), në të cilin jezuiti Valentini e quan françeskanin Atë Fishta: “Homeri shqiptar, poet i madh kombëtar e një nga poetët epikë më të mëdhenjtë në botë”.

Kujtojmë se vetëm në revistën e njohur të Ernest Koliqit “Shêjzat”, botoi mbi njëqind artikuj e studime, që japin ndihmesën e vet në të gjitha fushat e kulturës. At Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. /VaticanNews/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.