Greqi / Ndahet nga jeta “Ambasadori i Kombit”, Aleks Janaqi

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Është ndarë nga jeta ditën e sotme “Ambasadori i Kombit”, Aleks Janaqi.

Themelues i shoqatës së parë shqiptare në Selanik “Progresi” ai la pas kontributin e tij të vyer në Diasporë dhe çështje të emigracionit.

Aleks Janaqi ishte nismëtari dhe kontribuuesi në krijimin e shoqatës se parë shqiptare “Progresi” në qarkun e Selanikut, si përpjekja e parë për bashkimin e shqiptarëve si dhe i “Lidhjes së Shoqatave Shqiptare Greqi”.

I zgjedhur sekretar i përgjithshëm i lidhjes së “Shoqatave shqiptare në Greqi”, Aleksi dha një kontribut të çmuar në bashkimin dhe bashkëveprimin e punës dhe aktiviteteve të lidhjes, në mbrojtje dhe ndihmë të emigrantëve shqiptarë atje.

Të paktë janë ata emigrantë që nuk e njohën dhe nuk krijuan respekt për ish- ushtarakun emigrant në Selanik, Aleks Janaqi. Ai ishte gjithmonë i gatshëm për të ofruar ndihmën e tij.

Aleks Janaqi, ishte aktivist jo vetëm në qarkun e Selanikut, por edhe më gjerë, duke i shërbyer emigracionit, miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjitashtu ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e parë për hapjen e të parave klasa të mësimit të gjuhës shqipe në Selanik. Publicist, dhe autor i disa librave në emigracion veprimtarinë e tij nuk e ndali as kur doli në pension.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.