Sport/ Shqiptari Armando Dobra, hapa të suksesshëm në ekipin anglez

E diel, 29 Qershor, 2025

Shqiptari Armando Dobra ka shkëlqyer dje në fushë në ndeshjen për kupën e Anglisë. Goli i realizuar mjaft bukur prej tij e kaloi në avantazh skuadrën angleze Ipswich (Ipsuiçit).

Talenti shqiptar nuk e ka zhgënjyer skuadrën as këtë herë. Ipsuiç luante ditën e djeshme me Gilingam, në Kupën e Anglisë ku fituan 2-0, me Dobrën që ishte një nga protagonistët kryesorë.

Në minutën e 57’, pas një pasimi të marrë jashtë zone, shqiptari shënoi një gol mjaft të bukur në distancë.

Ky ishte goli i parë për skuadrën Ipsuiçin, të cilët shënuan edhe njëherë në minutën e 75’, me Folami, për të vulosur kualifikimin.

Armando Dobra po ecën mjaft mirë në karrierën e tij. Mesfushori kuqezi ka firmosur një kontratë me ekipin Ipswich deri në 2023.

19-vjeçari është një lojtarë që premton shumë dhe fakti se kontrata me ekipin anglez u firmos për 3 sezone, tregon besimin që klubi ka tek ai.

Armando Dobra ka lindur në Angli, por këmbëngulja e babait e ka shtyrë të luaj me kombëtaren shqiptare. Për herë të parë Dobra ka debutuar me fanellën kuqezi në miqësoren e U19 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.