Të njohura si oxhaqëritë shqiptare, në Perandorinë Osmane ekzistonin një numër familjesh të pasura shqiptare, që paraqitnin një lloj aristokracie.
Të tilla ishin familjet Vlora, Toptani, Vrioni, Begolli etj., anëtarët e të cilat mbanin pozita drejtuese në Perandorinë Osmane dhe përgjithësisht martoheshin vetëm mes tyre.
Të përshkruara deri në detaje nga politikani dhe intelektuali Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij, historia e tyre është përfolur në emisionin CODEX të KTV-së, nga ligjëruesi i të drejtës ndërkombëtare Enver Hasani.
“Shqiptarët si çdo perandori kanë pasur një aristokraci të tyren, sepse nuk mund të ketë perandori pa aristokraci” u shpreh Hasani në Codex.
Më tej ai tregon: “Shqiptarët në Perandorinë Otomane kanë merrë pjesë shumë bukur në aristokraci, veçanërisht në aristokracinë ushtarake, siç kanë marrë pjesë dhe Kurdër. Aristokracia ka lindur kryesisht prej pushtimeve në shëkullin XVII-XVIII si merita të luftës që i kanë shërbyer perandorisë osmane. Në fillim të shek XX filloi të krijohej elita, sepse familjet e mëdha, Vlora, Toptani etj., filluan të shkollojnë fëmijët në lice dhe më vonë i kanë përfunduar shkollat në Vjenë. Kadareja e ka thënë shumë bukur tek libri “Viti i Mbrapshtë”, ku shkruan se në 1912 Shqipëria ka qenë më së shumti aristokraci dhe intelektualë, sepse kur u prish perandoria Osmane, pjesa më e madhe e tyre u tërhoq. Në momenin që ne pranuam alfabetin latin ata mbetën të përjashtuar dhe për më tepër shkrimi i ri solli riedukimin.”