Odiseja, Petrit Malaj dhe një mësim për diplomacinë kulturore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Që prej 16 korrikut, kur pati premierën botërore, Odiseja, më shumë se sa ekranet e kinemave, duket se ka pushtuar rrjetet sociale.

Çdo njeri, i fushës apo jo, ka shkruar me patjetër dy fjalë për Odisenë e Nolan. Më kanë bërë përshtypje analizat e gjata mbi ndaj poemës së Homerit, ato mbi artin e shtatë dhe aftësitë regjisoriale të Nolan e ca më shumë akoma, patriotizmat për përfshirjen e polifonisë dhe të fyjeve shqiptare në kolonën zanore të filmit më të komentuar të vitit.

Por ajo që më bëri akoma edhe më shumë përshtypje në gjithë këtë zhurmë rreth Odisejës ishin dy shfaqjet e filmit në Cineplexx Kosova.

Përpara shfaqjes së pasdites së ditës së djeshme, 4 gusht, publiku i pranishëm pati fatin të dëgjonte në sallë tingujt e mrekullueshëm të artistit Vendim Kapaj. (për ata që ende nuk e dinë muzika e Vendim Kapajt është pjesë e kolonës zanore të filmit).

Pa reklama të mëdha, pa njoftime pompoze në rrjetet sociale, një ngjarje e vogël dhe një artist i madh që dhuroi emocion të pastër (ndoshta për dikë edhe më shumë se vetë filmi), vetëm me praninë dhe mjeshtërinë e tij.

Më bëri shumë përshtypje ky aktivitet pikërisht për faktin se ishte organizuar me iniciativën e ambasadorit shqiptar në Kosovë, z. Petrit Malaj.

Ndoshta kjo nuk është rastësi. Para se të ishte përfaqësues i shtetit në diplomaci, Petrit Malaj ka qenë vetë pjesë e botës së artit, një aktor që e njeh nga afër fuqinë e skenës, emocionin që krijon një vepër artistike dhe mënyrën se si arti mund të ndërtojë ura mes njerëzve.

Dhe ndoshta pikërisht kjo përvojë e bën ndryshimin. Sepse diplomacia kulturore nuk është vetëm çështje organizimi, protokolli apo buxhetesh. Ajo kërkon mbi të gjitha një kuptim të vërtetë të artit dhe të njerëzve që e krijojnë atë.

Gjithë kohën dëgjojmë për diplomacinë kulturore, për trashëgiminë kulturore, për projekte madhore dhe fushata të mëdha promovimi për njohjen e Shqipërisë jashtë vendit, për shpërndarjen e kulturës në komunitete shqiptare në Diasporë, për lidhjen me rrënjët e plot slogan të tjerë klishe.

Por për fat të keq  diplomacia kulturore nuk mund të jetë vetëm një seri aktivitetesh të programuara, koncertesh e ekspozita të stisura apo eventesh ku suksesi matet me fotografitë e publikuara pas tyre dhe me sallat e mbushura nga një publik patonazhistësh .

Kultura nuk ka nevojë për turma të krijuara artificialisht. Ajo ka nevojë për lidhje të vërteta me publikun, për emocione reale dhe për momente ku artisti takohet me njerëzit jo sepse dikush i ka shpërndarë ftesat, por sepse ekziston një interes i natyrshëm për atë që po ndodh në skenë, për kulturën, për trashëgiminë për pasurinë kombëtare.

Ndoshta pikërisht këtu qëndron vlera e këtij shembulli. Petrit Malaj, si një njeri që vjen nga bota e artit dhe e njeh nga afër fuqinë e tij, ka kuptuar se diplomacia kulturore nuk ndërtohet vetëm me organizim, por me intuitë artistike. Një artist që njeh fuqinë e artit fton një tjetër artist. Një film ndërkombëtar bëhet një urë për të sjellë në vëmendje një krijues shqiptar.

Kjo është forma më e natyrshme e diplomacisë kulturore: kur kultura nuk përdoret si dekor, por bëhet vetë mesazhi.

Ndoshta kjo është edhe një ide që ia vlen të “vidhet” nga ambasadorë të tjerë shqiptarë nëpër botë: më pak zhurmë, më pak fasadë dhe më shumë momente të vërteta ku arti shqiptar takohet me publikun.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.