Gjuha shqipe në Greqi, në nivel shtetëror studiohet, certifikohet dhe diplomohet në Institutin e Studimeve Ballkanologjike (IMXA) në Selanik që nga viti 1965 pa ndërprerje. IMXA është instituti më i vjetër i këtij lloji në Evropën juglindore me superstrukturën më të pasur arkivore dhe bibliotekare.
Deri në vitin 2003 në institutin tonë studionin dhe diplomoheshin studentë grekë, diplomantë dhe pasuniversitarë si dhe punonjës të administratës publike. Pas këtij viti studiojnë dhe diplomohen dhe shqiptarë të brezit të dytë.
Mësimi i gjuhës shqipe ndërthur metodat tradicionale dhe bashkëkohore, përshtatur me nevojat e studentëve, si për ata që e kanë shqipen gjuhë amtare ashtu dhe për ata që e kanë gjuhë të huaj.
Programi mësimor zgjat 2 vjet.
Deri në vitin 2003, provimet e certifikimit zhvilloheshin nga pedagogët tanë, pa përcaktuar nivelet e referencës dhe diplomat lëshoheshin nga institucioni ynë.
Nga viti 2003, provimet zhvilloheshin nga pedagogë të Universitetit të Tiranës në bazë të marrëveshjes dypalëshe dhe jepeshin diploma përkatëse, por paralelisht dhe nga institucioni ynë.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të suksesshëm me diploma të UT-së arrin 340 diploma.
Diplomat (1965-2019) kishin vlerë njohëse, por jo detyruese për administratën greke.
Nga qershori i 2019-es, Instituti organizon provimet e certifikimit, dhe lëshon diploma të njohura nga ASEP-i (ΑΣΕΠ Ανώτατο Συμβούλιο Επιλογής Προσωπικού) Këshilli i Lartë i Rekrutimit të Personelit, në bazë të Ligjit 4610/2019 shpallur në Gazetën Zyrtare.
Diplomat e lëshuara në bazë të këtij ligji kanë vlerë njohëse dhe efekt detyrues për autoritetet publike greke.
Kështu, Greqia është shtet i vetëm i BE-së që njeh me ligj diplomat e shqipes si gjuhë të certifikuar nga instituti ynë, me të njëjtën vlerë kredituese si dhe anglishtja, frëngjishtja gjermanishtja etj.
Numri i kandidatëve të suksesshëm (deri në shkurt 2026) arrin 355.
Vlera utilitare e diplomës
Për nivelin C2: shqipja, sikundër anglishtja dhe gjuhë të tjera, kreditohet me 8 pikë, po aq si dhe diploma e nivelit Master e Universiteteve greke
Identiteti kombëtar i kandidatëve të diplomuar
13% e të diplomuarve janë grekë
87 % shqiptarë ose me një prind shqiptar
Përqindja e kandidatëve sipas nivelit të referencës
Kohëzgjatja e provimit: 2 – 3 orë, sipas nivelit të referencës
Përmban 4 unitete, 2 prova të gjuhës së folur dhe 2 të gjuhës së shkruar, me nga 25 pikë secili unitet.
Numri i ushtrimeve të gramatikës, sintaksës dhe normës drejtshkrimore, sipas nivelit: 8-11
Lënda mësimore dhe tezat e provimit janë hartuar sipas standardeve të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave (CEFR) dhe normave ligjore të BE-së.
Kemi aplikuar modele të certifikimit të anglishtes nga Universiteti i Cambridge-t dhe të greqishtes nga Universiteti “Aristoteli”, të përshtatura për veçanësitë e shqipes së sotme.
Hollësi për njohuritë që duhet të kenë kandidatët janë shpallur në site-n e Institutit.
Pasi jemi lektisur dhe eksperimentuar disa tekste mësimore, tani përdorim me sukses serinë tonë me tre vëllime, një për çdo nivel, dy vëllimet e para shoqërohen me material dëgjimor të prodhuara nga artistë shqiptarë dhe folës të TV shqiptare.
Gjej rastin të falënderoj veçanërisht:
Luela Hajdaragën, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Athinë për kujdesin dhe bashkëpunimin institucional korrekt me ne gjatë gjithë kësaj kohe dhe
Erida Dobrushin, konsullen e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik për përkushtimin profesional dhe ngrohtësinë që ka krijuar në punë me kurset e shqipes dhe bashkëpunimin korrekt me ne.
Ju shpreh gatishmërinë tonë pa rezerva për çdo bashkëpunim, me teknologji ose material metodiko-shkencor, që do na kërkohet në nismën tuaj ambicioze për certifikimin e shqipes tek fëmijët shqiptarë të diasporës.