Nga drejtësia te parandalimi: Pse vazhdojnë të vriten gratë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Kaltrina Alaj Lajqi – Suedi

Më 29 nëntor 2023 u vra në Prishtinë, banorja e Uddevallës së Suedisë, Liridona Ademaj. Ajo ishte vetëm 30 vjeçe. Njëri nga autorët e krimit ishte bashkëshorti i saj, i cili konsiderohet si organizatori kryesor i planit të paramenduar të vrasjes brutale.

Më 21 prill 2026 u shpall një vendim gjyqësor i shumëpritur në gjykatën themelore në Prishtinë, ku dy nga autorët u dënuan me burgim të përjetshëm, ndër ta edhe bashkëshorti. Megjithatë, mbetet e pandryshuar e vërteta më e dhimbshme: nëna, motra, dhe vajza Liridona nuk do të kthehet më kurrë.

Ky vendim gjyqësor përbën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, por njëkohësisht nxjerr në pah një problematikë më të gjerë dhe më të thellë.

Ekzistojnë femra që jetojnë çdo ditë nën dhunë sistematike, në forma të ndryshme, përfshirë dhunën fizike, psikologjike dhe ekonomike. Për shumë prej tyre, vuajtja nuk përfundon as pasi arrijnë të largohen nga një marrëdhënie e dhunshme. Përkundrazi, ekspozimi ndaj dhunës vazhdon në forma të ndryshme edhe pas ndarjes, përmes kërcënimeve, ngacmimeve apo proceseve gjyqësore që përdoren si mjete kontrolli.

Shpeshherë, fëmijët përdoren si instrument për hakmarrje, kontroll apo ndëshkim ndaj gruas, nënës së tyre. Kjo shërben si një mënyrë për ta heshtur atë dhe për ta rrënuar gradualisht, derisa zëri i saj dobësohet ose shuhet plotësisht. Shumë femra qëndrojnë në këto marrëdhënie të dhunshme nga frika. Si dhe për shkak të mungesës së mbështetjes shoqërore. Ato bëjnë kompromis me lirinë dhe ëndrrat e tyre, duke përshtatur jetën për të shmangur konfliktet dhe për t’iu përshtatur kërkesave të dhunuesit.

Një numër i madh i këtyre femrave kanë humbur shpresën për drejtësi. Frika nga pasojat, mungesa e besimit në sistem dhe ndjenja se nuk do të besohen bëjnë që shumë prej tyre të mos guxojnë as të denoncojnë dhunuesin.

Heshtja shndërrohet në një strategji mbijetese – por njëkohësisht është tregues i një shoqërie që nuk arrin të mbrojë plotësisht më të cenueshmit e saj.

Rasti i Liridonës përbën një ndër shumë rastet në diasporë ku dhuna në marrëdhënie ka përfunduar në vrasje, ku burri ka marrë mbi vete të drejtën për t’i dhënë fund jetës së një femre.

Pyetja që më lind shpesh është, a ka pasur ndokush që i ka parë këto gra, a ka pasur ndonjë që ka vënë re diçka, qoftë edhe një shenjë të vogël, e cila do të mund të kishte parandaluar shuarjen e një jete? Shpesh dëgjoj se ligji duhet të ashpërsohet dhe dënimet të zgjaten, por rrallëherë flitet për reforma parandaluese. Unë jam pro ashpërsimit të legjislacionit dhe të zgjatjes së dënimeve, por shpesh harrojmë se problemi duhet trajtuar në dy drejtime, si në aspektin parandalues, ashtu edhe në atë ndërhyrës.

Mungon një trajtim i qartë i kësaj dukurie si problem shoqëror, ku secili prej nesh mban një rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës ndaj femrave. Kjo situatë ngjall një reagim të fortë, një frustrim dhe zemërim për faktin se kaq shumë zëra mbetën të padëgjuar.

Pyetja mbetet, pse duhet që një jetë të shuhet që ne të ndërgjegjësohemi kur e dimë se dhuna ndaj femrave nuk pushon, nuk vihet në pauzë, ajo është e vazhdueshme dhe e pandërprerë.

Si juriste, kam një dëshirë e fortë për të bërë më shumë, për të kontribuar në ndryshim dhe për të forcuar sigurinë juridike për viktimat e dhunës. Megjithatë, ekziston edhe një ndjenjë e pamjaftueshmërisë përballë një sistemi që jo gjithmonë është i mjaftueshëm. Pikërisht për këtë arsye, puna duhet të vazhdojë, përmes reformave ligjore, rritjes së ndërgjegjësimit dhe një përgjegjësie të përbashkët për të mos e pranuar kurrë dhunën si pjesë të realitetit të askujt.

Drejtësia nuk mund të rikthejë atë që është humbur, por mund të jetë një fillim – një fillim drejt përgjegjësisë, ndryshimit dhe ndërtimit të një shoqërie ku më shumë femra guxojnë të flasin dhe ku më shumë zëra dëgjohen.

Nga Kaltrina Alaj Lajqi

Juriste dhe themeluese e zyrës juridike EKE Juridikbyrå në Suedi

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.