Stenaldo-zimi i Samitit të Diasporës: Kur forma zëvendëson përmbajtjen

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Një nga vërejtjet më të mëdha që shoqëroi Samitin e fundit të Diasporës ishte mungesa në panele e aktorëve të vërtetë të saj – profesionistëve, aktivistëve dhe kontribuuesve që jetojnë dhe veprojnë jashtë Shqipërisë. Në një vështrim të përgjithshëm të programit ndoshta një e dhjeta e të ftuarve në panelet e këtij aktiviteti – që më shumë sesa samit mund të cilësohet si një forum i qeverisë shqiptare për diasporën – mu duk se ishin shqiptarë që jetojnë realisht jashtë vendit.

Ajo që ka shumë gjasa të mbetet në kujtesë nga ky organizim nuk janë diskutimet, as të ftuarit dhe as përfundimet (nëse mund të flitet për të tilla, kur ende nuk kemi një bilanc të qartë të tre samiteve të mëparshme). Përkundrazi, ajo që mua më ra më shumë në sy është regjia pothuajse perfekte mbi të cilën ishte ndërtuar i gjithë eventi. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për spektaklin e mbrëmjes gala, por për një regji të imtësishme “në terren”: mizanskena të kuruara me kujdes për të përcjellë mesazhe të caktuara.

Në Shqipëri – dhe jo vetëm, pasi ndikimi i mediave dhe rrjeteve sociale e ka bërë këtë fenomen të njohur edhe në diasporë – Stenaldo është bërë i njohur si një personazh i dalë nga formatet e reality show-t. Nuk ka asgjë të keqe që një i ri aktiv në Shqipëri të jetë pjesë e aktiviteteve të tilla. Problemi lind kur përzgjedhja dhe ekspozimi i tij bëhen në mënyrë të pashpjegueshme dhe jashtë çdo logjike tematike.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte prania e tij e përsëritur dhe gati e përpiktë në disa panele. E përpiktë, sepse (për ato panele ku arrita ta shoh) shfaqej gjithmonë në fund të diskutimeve – pikërisht në momentin kur duhej të hapeshin pyetjet nga publiku. Në një nga panelet ku e pashë këtë figurë televizive, pyetja që më lindi natyrshëm ishte: pse duhet të bëhet protagonist pikërisht ky personazh në një samit që nuk ka asnjë lidhje me kauzat që ai përfaqëson? Pse koha që duhej t’u jepej mësuesve, mjekëve, aktivistëve, të rinjve dhe profesionistëve nga diaspora – njerëz që kanë lënë punët dhe jetën e tyre jashtë për të qenë të pranishëm – jo vetëm që nuk u rezervua në panele, por nuk u la as hapësirë për pyetje?

Dhe përgjigjja pak minuta më vonë më erdhi po natyrshëm: sepse regjia e kishte parashikuar ndryshe. Koha ishte llogaritur për një tjetër protagonizëm, për një tjetër narrativë – për spektaklin.

Dhe, nisur nga ky vëzhgim në terren, më lindi një dyshim!

Pyetjet e atyre që morën fjalën nga publiku, (madje dhe ato që u bënë virale për tonin kundërshtues) ishin spontane apo pjesë e së njëjtës regji? Sepse duke marë shembullin e shfaqjes në çdo pjesë të mirë ndërtuar, përveç protagonistit, duhet edhe antagonisti.

Ndaj me tej vazhdova të pyes veten! A ishin këta zëra kritikë përfaqësues autentikë të diasporës, të ardhur me shqetësimet e tyre reale, apo pjesë e një skenari më të gjerë, ku rolet – qoftë edhe ato kundërshtuese – janë të shpërndara paraprakisht?

Sot kur së paku në Shqipëri, kufiri mes komunikimit politik dhe spektaklit është disi i paqartë, kjo pyetje ndoshta do të mbetet pa përgjigje!

Në fund, ajo që më mbeti nga ky samit është pikërisht kjo ndjesi: një spektakël i kuruar në detaj, një “show” i qendisur me kujdes dhe i menduar për të qenë sa më viral. Një event ku jo vetëm mesazhi, por edhe dinamika e debatit mund të ketë qenë pjesë e një skenari të parapërgatitur. Dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë problemi nuk është thjesht përfaqësimi i munguar i diasporës, por vetë autenticiteti i dialogut që pretendohet se zhvillohet në emër të saj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.