Kadare dhe Agolli,Kina kujton në ditën e lindjes dy kolosët e letërsisë shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Edison Myrteza
“Artistët e mëdhenj shqiptarë, nuk i nderon vetëm Shqipëria. i nderon Kina edhe vetë bota”. Në këtë mënyrë ka hapur siparin aktivititeti kulturor në nderim të 95 vjetorit të lindjes së kolosëve të letërsisë shqipe Dritëro Agolli dhe 90 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë, është bërë zemra e këtij aktiviteti, për të kremtuar këtë përvjetor.
Trupi diplomatik i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, albanologë shqiptarë dhe kinezë, njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe, pedagogë shqiptarë dhe kinezë, por edhe studentë kinezë të cilët studiojnë shqip në Pekin, nuk mund të mos ishin pjesë e këtij simpoziumi përkujtimor ndaj Kadaresë dhe Agollit.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, Z.Riza Poda, në fjalën përshëndetëse është shprehur se “përveç kujtimeve personale që kam me të dy kolosët e letërsisë, dua të theksoj se përmes veprave të tyre, Kadare dhe Agolli kanë arritur para lexuesit ndërkombëtar të sjellin historinë, kulturën, traditat dhe botën shpirtërore të kombit shqiptar. Veprat e tyre janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës, ku gjuha kineze është njëra prej tyre. Madje edhe subjektet e filmave të njohur shqiptare të marrë nga librat e Kadaresë dhe Agollit, janë pëlqyer pa masë edhe nga publiku kinez.
Kujtimi dhe nderimi i dy figurave të tilla të shquara të letërsisë shqiptare, nuk është vetëm një shenjë mirënjohjeje ndaj trashëgimisë së tyre të çmuar, por edhe mundësi për të forcuar më tej dialogun dhe marrdhëniet letrare mes dy kombeve tona”, ka deklaruar ambasadori Poda fjalën e tij.
Me një seri librash mbi tavolinë, të përkthyera nga gjuha shqipe në atë kineze dhe anasjelltas, studiuesi dhe albanologu i njohur Chen En Bo, ka dhënë copëza pafund kujtimesh nga puna, jeta dhe njohja personale e tij me Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. En Bo ka bërë një retrospektivë të shkurtër të jetës dhe punës së të dy artistëve, librat që ka përkthyer, njohjet dhe lidhjet e tij personale me dy kolosët, i ka lënë të pranishmit të mahnitur me njohjen e thellë të punës dhe jetës së shkrimtarëve. “Shqipëria dhe Kina do ishin shumë më të bukura, të kishin artistë të tillë të mëdhenj të letërsisë”.
Kujtime, mbresa dhe studime edhe nga studiues kinezë në Pekin si dhe vetë studentët kinezë që vazhdojnë të studiojnë gjuhën shqipe në dy universitete të rëndësishme në Pekin. Vlerësime të mëdha për veprat e Kadaresë dhe Agollit, momente nga librat e tyre, mbresa dhe dëshirë pafund për t’i studiuar thellësisht mjeshtrat e letërsisë shqipe.
Studentët shqiptarë që studiojnë gjuhën shqipe në Pekin, kanë dhuruar momente të bukura dhe surpriza teksa kanë recituar dhe kënduar pjesë nga poezitë më të njohura të Kadaresë dhe Agollit. Nga buzët e tyre kanë dalë çiltërisht në shqip, tingujt e vargjeve të njohura, këngët e famshme të shkruara nga të dy artistët duke bërë që i gjithë publiku të festojë dhe t’i ndjeje kolosët në çdo moment brenda ambjentit përkujtimor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.