Transformimi epokal i transportit ajror në Shqipëri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Fatos Çoçoli

Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Tiranës përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025. Ai shënoi një rritje prej 8.7 përqind, krahasuar me vitin 2024 dhe 28 përqind me vitin 2023. Në krahasim me vitin 2018, kur rregjistroi vetëm 3.5 milionë pasagjerë, shtimi është mbi 3 herë.

Vitin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i  Rinasit  u rendit i pari në Ballkanin Perëndimor, për nga numri i pasagjerëve. Gjatë vitit 2025, në Rinas u shtuan 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore partnere.

Tabela 1. Pasagjerët e aeroporteve kryesore në rajon 2025

  • Aeroporti “Nënë Tereza”, Tiranë 6 milionë pasagjerë
  • Aeroporti “Nikola Tesla”, Beograd 9 milionë pasagjerë
  • Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë 6 milionë pasagjerë
  • Aeroporti “Butmir”, Sarajevo 1 milionë pasagjerë
  • Aeroporti “Petrovec”, Shkup 2 milionë pasagjerë
  • Aeroporti “Golubovci”, Podgoricë 8 milionë pasagjerë

Shqipëria: “portë” ajrore civile për gjysmën e rajonit

Udhëtarë nga Mali i Zi, Kosova, apo dhe Maqedonia e Veriut po përdorin tani Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas si një tranzit, për të udhëtuar në Europë, duke shfrytëzuar afërsinë gjeografike, çmimet e lira të fluturimeve dhe numrin e lartë të destinacioneve.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2025 fluturuan nga dhe drejt Rinasit 555 mijë shtetas nga rajoni, që përbëjnë rreth 5 përqind të totalit të pasagjerëve, ose 12 përqind të lëvizjeve nga ajri të shtetasve shqiptarë.

Në vend të parë ishin shtetasit e Kosovës, me 305 mijë, të ndjekur nga ata të Malit të Zi me 139 mijë. Me një tendencë në rritje në 2025-n ishin shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 111 mijë, me zgjerim prej 18 përqind nga viti i mëparshëm.

Tabela 2. Pasagjerët nga rajoni që fluturuan përmes Rinasit, 2025

  • Nga Kosova 305 mijë pasagjerë
  • Nga Mali i Zi 139 mijë pasagjerë
  • Nga Maqedonia e Veriut 111 mijë pasagjerë

Regjistrimi i 11.6 milionë pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” gjatë vitit 2025 përbën një rekord historik për Shqipërinë dhe një tregues të qartë të transformimit ekonomik dhe turistik të vendit.

Ky volum pasagjerësh nuk është thjesht një statistikë, por një tregues i rritjes së lidhshmërisë ndërkombëtare, i zgjerimit të turizmit dhe i gjallërimit të ekonomisë kombëtare.

Rinasi, aeroport turizmi në pritje të Vlorës

Shtimi i numrit të pasagjerëve në Rinas reflekton një fluks në rritje të turistëve të huaj. Shqipëria vitet e fundit është pozicionuar si një destinacion konkurrues në Mesdhe,  për shkak të bukurive natyrore dhe bregdetare, trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe çmimeve më të përballueshme, 11.6 milionë pasagjerë në vit nënkuptojnë më shumë netë qëndrimi në hotele, më shumë konsum në restorante, transporte, guida turistike dhe aktivitete argëtuese.

Turizmi është bërë një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike, duke kontribuar ndjeshëm në prodhimin kombëtar dhe në punësim. Aeroporti i Rinasit përgatitet t’ia “lërë stafetën” Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, përsa i përket turistëve të huaj që vijnë drejt Jugut dhe amigrantëve nga Jugu i vendit që vijnë për pushime.

Çdo pasagjer që hyn në vend përbën potencial për konsum. Shpenzimet e turistëve që udhëtojnëtojnë përmes Rinasit ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për bizneset e vogla dhe të mesme, në shtimin e arkëtimeve fiskale për shtetin (TVSH, taksa dhe tarifa të tjera), si dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave, përmes hyrjes së valutës së huaj.

Rritja e trafikut ajror përkthehet në qarkullim më të madh ekonomik dhe në forcim të sektorëve të shërbimeve.

Nga ana tjetër, një aeroport me vëllim kaq të lartë pasagjerësh kërkon më shumë staf operacional dhe teknik, më shumë shërbime tokësore dhe logjistike, si dhe investime në infrastrukturë mbështetëse.

Përveç zonës së Tiranës, ndikimi shtrihet në të gjithë vendin, pasi turistët shpërndahen drejt bregdetit, alpeve, qyteteve historike dhe zonave rurale.

Po ashtu, shifrat rekord të trafikut ajror rrisin besimin e investitorëve të huaj. Lidhshmëria ajrore është faktor kyç për investimet e huaja direkte, për hapjen e bizneseve ndërkombëtare dhe zhvillimin e sektorit të pasurive të paluajtshme dhe hotelerisë.

Sfidat e Rinasit

Një aeroport me mbi 11 milionë pasagjerë e vendos Shqipërinë në një tjetër nivel, krahasuar me rajonin.

Nga ana tjetër, rritja e kërkesës ka sjellë hyrjen e kompanive me kosto të ulët “low-cost” dhe shtimin e destinacioneve direkte me Europën. Kjo ul koston e udhëtimit për qytetarët shqiptarë, lehtëson lëvizjen e Diasporës dhe forcon integrimin ekonomik me tregjet europiane.

Suksesi sjell edhe sfida. Fluksi i lartë kërkon zgjerim të kapaciteteve aeroportuale, përmirësim të shërbimeve dhe të menaxhimit të trafikut, si dhe investime në transportin lidhës, në rrugë dhe hekurudhë. Këtë vit përfundon nga qeveria shqiptare hekurudha tërësisht elektrike Tiranë-Rinas-Durrës, që ta sjellë dhe çojë pasagjerin drejt Tiranës në vetëm 7 minuta.

Regjistrimi i 11.6 milionë pasagjerëve në vitin 2025 në Aeroportin e Rinasit është një tregues i qartë i rritjes së turizmit dhe dinamizmit ekonomik të Shqipërisë. Ky rekord forcon pozicionin e vendit si destinacion turistik në rritje dhe si ekonomi gjithnjë e më e integruar në tregjet europiane.

Sfida tashmë është ruajtja e këtij ritmi përmes investimeve strategjike në infrastrukturë, shërbime cilësore dhe politika të qëndrueshme zhvillimi, në mënyrë që rritja të mos jetë vetëm sasiore, por edhe afatgjatë dhe e qëndrueshme për ekonominë e Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.