Transformimi energjitik i Shqipërisë

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Transformimi energjitik i Shqipërisë

Nga Fatos Çoçoli

Nga lumi, tek dielli dhe era. Në 6 vjet, investimet në fotovoltaikët janë rritur me 20 herë!

Sektori energjetik është shndërruar në motor të integrimit të vendit në BE, si një nga sektorët me ecurinë më pozitive, të vlerësuar në Raportin e Progresit të Komisionit Europian të vitit 2025

Për dekada me rradhë, energjia nga hidrocentraleve ka qenë një prej krenarive kombëtare të Shqipërisë. Në një kohë kur shumë vende ndotnin mjedisin me qymyr e naftë, ne prodhonim dritën nga fuqia e lumenjve tanë malorë, nga mallet dhe kaskadat. Por ajo që dikur ishte një përparësi e jashtëzakonshme mjedisore, sot është shndërruar në një varësi të rrezikshme ekonomike.

Për periudhën 45 vjeçare 1975-2019, Shqipëria ishte ndër të paktat vende në Europë që prodhonte mbi 95 përqind të energjisë së saj nga hidrocentralet. Në një vit me reshje të shumta, ne eksportonim energji dhe ndienim suksesin. Në një vit të thatë, importonim me dhjetra miliona euro energji me çmime të kripura dhe ndienim goditjen në buxhetin e Shtetit  dhe në ekonominë kombëtare. Kjo është arsyeja pse ulja e varësisë nga hidrocentralet sot është domosdoshmëri.

Nga monopoli i ujit të lumit, tek ndryshueshmëria energjetike

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në vitin 2020 Shqipëria prodhoi rreth 7.9 teravat/orë (një teravat=1 mijë megavat MW) energji elektrike, nga të cilat mbi 99.5% vinin nga hidrocentralet. Vetëm një pjesë simbolike, më pak se 0.5%, vinte nga burime të tjera, si fotovoltaikët.

Shtatë vite më parë, në vitin 2019, Ministria jonë e Energjisë dhe e Infrastrukturës foli me bindje për një strategji që do të bazohej mbi ndryshueshmërinë, diversifikimin e burimeve energjitike të vendit. Jo më varësi nga hidrocentralet e ndërtuara gjatë kaskadës së Drinit, apo edhe ato të Jugut, pavarësisht se tashmë jo të gjitha i përkasin stokut të hidrocentraleve shtetërore.

Foli me kurajo për një skemë të re, e cila do të bazohej në krijimin e burimeve alternative, siç ishin ato të energjisë diellore, por më pas edhe ato të erës.

Gjashtë vite më vonë, tabloja ka ndryshuar ndjeshëm. Deri në fund të vitit 2025, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike në Shqipëri ka arritur rreth 900 megavat (MW), nga vetëm 40 MW në vitin 2020. Një rritje mbi 20 herë. Ky është ndryshimi radikal që po ndodh. Një transformim i heshtur, por historik.

Tabela 1. Parqet e mëdha diellore të Shqipërisë 2022-2025

  • Parku fotovoltaik i Karavastasë – 140 MW, një nga më të mëdhenjtë në rajon
  • Parku i Spitallës në Durrës – 50 MW
  • Investime private në Fier, Vlorë, Berat dhe Korçë, me kapacitete nga 2 deri në 20 MW seicili
  • Mbi 25 mijë sisteme fotovoltaike familjare dhe biznesi, që prodhojnë energji për konsum vetjak

Sipas llogaritjeve të ERE, prodhimi vjetor nga dielli në fund të vitit 2025 përllogaritet të arrijë rreth 850–900 GWh, që përbën rreth 12% të totalit të prodhimit vendas.

Uji dhe era: me to Shqipëria mund të bëhet eksportues neto i energjisë që në vitit 2028!

Nëse në 2020, energjia diellore kishte një rol simbolik, në 2025 ajo është bërë tashmë një shtyllë e re e sistemit energjetik të vendit. Ky ndryshim nuk ka ardhur rastësisht. Ai është rezultat i disa politikave të qëndrueshme, të ndërmarra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, të tilla si (i) liberalizimi i tregut të energjisë dhe krijimi i mundësive për investime private, (ii) tërheqja e kapitalit ndërkombëtar, përmes partneriteteve publike dhe ankandeve transparente për parqet diellore, si dhe lehtësitë fiskale për panelet fotovoltaike, sidomos për bizneset e vogla dhe bujqësinë.

Kalimi nga energjia e ujit drejt asaj diellore sjell disa avantazhe strategjike për Shqipërinë. Në rradhë të parë, kemi ulje të varësisë klimatike, duke siguruar prodhim të qendrueshëm edhe në periudha thatësie. Së dyti, kemi rritje të sigurisë energjetike, pasi vendi prodhon më shumë energji nga burime të ndryshme. Së treti, kemi përmbushje të objektivave të gjelbër, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare për reduktimin e emetimeve të karbonit. Dhe së katërti, kemi hapje të mundësive për eksport energjie të gjelbër drejt vendeve të rajonit, sidomos drejt Italisë, me kabllin energjitik nënujor.

Tabela 2. Energjia nga uji dhe nga dielli 2020-2025

VitiProdhimi i energjisë Energjia diellore (GWh)Pesha e energjisë diellore në total
2020  7,900 MW40 MW0.5%
2022  8,200 MW320 MW4%
2025  8.400 MW970 MW12%

Amerikanët dhe Tropoja

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës i dha tre ditë më parë çertifikatën e ndërtimit të Parkut Eolik të Tropojës kompanisë amerikane CWP Global. Ky investim në vlerë disa qindra milionë dollarë amerikanë është i rëndësishëm për vendin tonë. Së pari, shton fort kapacitetin e prodhimit të energjisë së gjelbër në vend. Së dyti, forcon praninë e kapitalit amerikan tek ne. CWP grumbulloi informacione dhe pati kontakte për dy vjet tek ne, përpara se sa të ndërmerrte hapin përfundimtar, duke i besuar qeverisë shqiptare.

E themeluar në vitin 2007, kompania amerikane CWP Global(https://cwp.global/#:~:text=Founded%20in%202007%2C%20CWP%20began,wind%20farm%20(Fantanele%2DCogealac%2C%20600%20MW), me një vëllim punësh prej 25 miliardë USD vitin e kaluar, ka investuar bindshëm në parqet e erës në Evropën Juglindore, duke ndërtuar parkun e parë të erës së Serbisë (Čibuk 1, 158 MW) dhe parkun më të madh të erës në tokë në Evropë (Fantanele-Cogealac, 600 MW).

Kjo kompani e SHBA-ve ka zhvilluar portofolin më të madh të energjisë së rinovueshme në Australi, duke zhvilluar mbi 1.5 GW(gigavat është një mijë megavat-MW) projekte, përpara se t’ia shiste Squadron Energy për 4 miliardë dollarë në vitin 2022.

Filiali i saj CWP Evropë po vijon të ndërtojë portofolin më të madh të energjisë së lidhur me rrjetin në Evropën Juglindore, në 10 vende, si në Serbi, Bullgari, Rumani, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Moldavi dhe Ukrainë, me 938 MW të ndërtuara ose në ndërtim e sipër, si dhe me 4 miliardë euro financim.

Parkun e dytë eolik më të madh të Evropës, me kapacitet po 600 MW(praktikisht më shumë se dy hidrocentrale të Vaut të Dejës), kompania synon ta ndërtojë brënda 12 muajsh në Tropojë. Pa është vlera e këtij investimi?

Sipas portalit të njohur SEE News(në shqip, “Lajme nga Evropa JugPerëndimore”)( https://seenews.com/news/cwps-1-1-bln-euro-green-projects-in-albania-montenegro-get-eu-backing-1283208) , Kompania CWP Europë bëri me dije më 14 tetor 2025, se ka nënshkruar një deklaratë të përbashkët mbështetjeje me Komisionin Evropian, Agjencinë e Zhvillimit të Investimeve të Shqipërisë (AIDA) dhe Agjencinë e Promovimit të Investimeve të Malit të Zi, për dy projekte të mëdha të energjisë së pastër në Ballkanin Perëndimor, me vlerë më shumë se 1.1 miliardë euro (1.3 miliardë dollarë).

Marrëveshja, e nënshkruar gjatë Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë po në tetor 2025, përfshin parkun e ardhshëm të energjisë eolike prej 600 MW të CWP në veri të Shqipërisë dhe projektin e sistemit të ruajtjes së energjisë diellore dhe të baterive (BESS) prej 400 MW në jugperëndim të Malit të Zi. Duke patur parasysh se të dyja projektet kanë vlerën 1.1 miliardë euro, kuptohet se Parku Eolik i Tropojës ka një vlerë me qindra milionë euro.

  • Me drejtues të CWP Global dhe Presidenten e BE-së

Pse parku i erës i Tropojës është strategjik për ne?

Projekti për ndërtimin e Parkut Eolik të Tropojës me kapacitet 600 MW nga kompania amerikane CWP (CWP Global) përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme strategjike në sektorin energjetik shqiptar.

Përmasat e tij, profili i investitorit dhe ndikimi i shumëfishtë ekonomik, mjedisor dhe gjeopolitik e bëjnë këtë projekt jo vetëm një vepër infrastrukturore, por një pikë kthese për modelin e zhvillimit të energjisë në Shqipëri.

Parku i erës i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik. Ai përfaqëson një simbol të transformimit që po përjeton vendi. Një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit. Ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes, falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata.

xxx

Nëse dikur krenaria jonë ishte drita e prodhuar nga uji, sot krenaria jonë duhet të jetë drita e prodhuar nga dielli, era dhe teknologjia. Në vend të digave të reja që ndryshojnë lumenjtë, sot po ndërtojmë panele diellore dhe mullinj modernë ere, që ruajnë natyrën dhe shfrytëzojnë fuqitë e saj të pashtershme: diellin dhe erën. Në vend të impianteve që varen nga reshjet, Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës po ndihmon të krijojmë rrjete të zgjuara, që ruajnë dhe shpërndajnë energjinë me efiçiencë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.